Sot patëm një takim të këndshëm me blogeren Kisgyorgy Eva që shkruan në #travellina.hu, dhe Znj Julianna Kovacs, përfaqësuese e Agjencisë Kombëtare Shqiptare të Turizmit në Hungari. Biseduam rreth Shqipërisë si një destinacion tërheqës për turistët hungarezë dhe për interesin e tyre në rritje për ta vizituar. Zonja Kisgyorgy do të udhëtojë drejt Shqipërisë në maj dhe do të kalojë aty dy javë. I urojmë një udhëtim të bukur dhe të këndshëm.
04.03.2020