Articles

Integrimi i Shqipërisë në BE

Albanian

Në Ministrinë e Drejtësisë, Kryenegociatori Mazi dhe zv.ministrja e Drejtësisë, znj. Adea Pirdeni, informuan Sekretarin e Shtetit përgjegjës për çështjet e BE, z. Oszkár Ökrös, mbi ecurinë e reformave të ndërmarra në Shqipëri, duke u fokusuar veçanërisht në rezultatet e reformës në drejtësi.
#bashkepunimshqiperihungari
#integrimishqiperisenebe
20 prill 2021

Integrimi i Shqipërisë në BE

Albanian

Në zyrën e Kryeministrit Kryenegociatori Mazi zhvilloi një takim të dobishëm dhe produktiv me këshilltarët e Kryeministrit për BE dhe Ballkanin, respektivisht, z. János Bóka dhe z. János Balla.
#integrimishqiperiseneBE
#bashkepunimshqiperihungari
#shqiperia
#hungaria
20 prill 2021

Integrimi i Shqipërisë në BE

Albanian

Gjatë takimit që Kryenegociatori Mazi zhvilloi me Sekretarin e Shtetit Péter Sztáray në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë, ky i fundit rikonfirmoi mbështetjen e plotë të Hungarisë për Shqipërinë në procesin e saj të integrimit evropian.
#IntegrimiShqiperiseneBE
#Shqiperia
#Hungaria
20 prill 2021

Integrimi i Shqipërisë në BE

Albanian

Kryenegociatori për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE, z. Zef Mazi, zhvilloi një vizitë zyrtare në Hungari. Qëllimi i vizitës është të informojë partnerët hungarezë mbi ecurinë e reformave që kanë të bëjnë me procesin e integrimit evropian të Shqipërisë.
#IntegrimiShqiperiseneBE
#Shqiperia
#Hungaria
20 prill 2021

Diplomacia Ekonomike

Albanian

Gemtech është një ndër eksportuesit më të mëdhenj hungarezë, i profilizuar në prodhimin e strukturave metalike dhe makinerive. Ambasadori Spasse zhvilloi një takim me Drejtorin Administrativ, Peter Nagy dhe Administratorin Zoltan Póta, të cilët i prezantuan fabrikën, si dhe e njohën me planet e kompanisë për të investuar në Shqipëri. Gemtech synon të ndërtojë një park fotovoltaik në Shqipëri dhe ka ndërmarrë hapat e parë në këtë drejtim. 25 shkurt 2021 #diplomaciaekonomike #investoneshqiperi

Diplomacia Ekonomike

Albanian

Ambasada në Budapest ka kënaqësinë t’ju informojë mbi dy botime të fundit që Agjencia shqiptare e investimeve, AIDA, ka lancuar dhe publikuar në faqen e saj të web-it. Nëpërmjet këtyre botimeve synohet që të ofrohen informacione mbi veprimtarinë dhe sektorët ekonomikë strategjikë të Shqipërisë, të tërhiqet vëmendja e investitorëve të huaj potencialë dhe të inkurajohet interesi për të investuar në Shqipëri.

Diplomacia Ekonomike

Albanian

Ambasada në Budapest ka kënaqësinë t’ju informojë mbi dy botime të fundit që Agjencia shqiptare e investimeve, AIDA, ka lancuar dhe publikuar në faqen e saj të web-it. Nëpërmjet këtyre botimeve synohet që të ofrohen informacione mbi veprimtarinë dhe sektorët ekonomikë strategjikë të Shqipërisë, të tërhiqet vëmendja e investitorëve të huaj potencialë dhe të inkurajohet interesi për të investuar në Shqipëri.

Vizitë e Ministrit Szijjártó në Tiranë

Albanian

Gjatë vizitës në Shqipëri Ministri Szijjarto mori pjesë në ceremoninë e çeljes së Konsullatës së Nderit të Hungarisë në qytetin e Durrësit. Z. Armand Duka është Konsulli i ri i Nderit i Hungarisë.
12 shkurt 2021

Vizitë e Ministrit Szijjártó në Tiranë - Takim me Ministren e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Kushi

Albanian

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi ka pritur Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë të Hungarisë Szijjártó Péter.

Gjatë takimit, dy ministrat kanë nënshkruar edhe Marrëveshjen e Bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Hungarisë për programin “Stipendium Hungaricum” 2021-2024, falë të cilit çdo vit 20 studentë shqiptarë do të kenë bursë nga qeveria hungareze për të studiuar në vendin e tyre.

Gjatë takimit u bisedua gjithashtu për traditën shumë të mirë të bashkëpunimit ndër vite mes dy vendeve në fushën e arsimit, kulturës dhe shkencës.

12 shkurt 2021

Vizitë e Ministrit Szijjártó në Tiranë - Takim me Presidentin Meta

Albanian

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, z. Ilir Meta, priti sot Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë të Hungarisë, z. Peter Szijjarto. Gjatë takimit bashkëbiseduesit diskutuan mbi zhvillimet në Shqipëri, si dhe mbi ecurinë e saj në procesin e integrimit evropian. Presidenti Meta e falënderoi Ministrin Szijjártó, për qëndrimin mbështetës të Hungarisë për proceset e integrimit evropian të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor në tërësi, si dhe për ndihmën dhe mbështetjen e vendit të tij në kuadrin e V4 dhe V4-WB6.

Pages

Adresa

Ambasada Shqiptare
Budapest 1062;
Andrassy ut 132; 2/3, Hungary

Tel / Fax

Tel: +3613361098
Cel: +36 30 201 3676
Fax. +3613361098
Numri i emergjencave +36 30 201 3676

E-MAIL

embassy.budapest@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E enjte: 8:30-17:00
E premte: 8:30-14:30

Shërbimi konsullor
E hënë - E premte: 10:00-12:00