Futja e produkteve shqiptare në tregun hungarez mbetet një ndër objektivat parësore të Ambasadës në Budapest. Për këtë qëllim, me ndihmën e biznesmenit shqiptar z. Adrian Ferra, Ambasadori Spasse u takua me njërin nga themeluesit e kompanisë së distribucionit "del Pierre", z. Horváth Gábor. "del Pierre" është një kompani hungareze e cila furnizon me produkte të ndryshme ushqimore një numër rrjetesh, si Auchan, Metro, Tesco, Spar, Lidle, Aldi, etj. Shpresojmë se ky takim do të pasohet nga takime të tjera me praninë e prodhuesve shqiptarë.
#Diplomaciaekonomike
28 shtator 2020