Articles

Viti i Skëndërbeut

Albanian

Ambasada e Shqipërisë në Budapest organizoi një pritje me përfaqësues të komunitetit shqiptar, me të cilën mbylli aktivitetet e saj për vitin 2018. Në kuadër të "Vitit të Skënderbeut", ky aktivitet iu kushtua kujtimit të heroit tonë kombëtar. Me këtë rast, të ftuarit ndoqën pjesë nga filmi dokumentar “Skënderbeu ynë“. E pranishme në aktivitet ishte edhe skenaristja dhe bashkëregjizorja e dokumentarit, znj. Angjelina Xharo, e cila, me fjalën e saj u përcolli të pranishmëve emocionet e përjetuara gjatë përgatitjes së dokumentarit.

Diplomacia Ekonomike

Albanian

Dr. Denes Bulkai, President i ArchEnerg Cluster, dhe znj. Irina Szocs, Zv.Presidente, vizituan Ambasaden e Shqiperise ne Budapest per te diskutuar me Ambasadorin Spasse mbi mundesite e bashkepunimit me kompani shqiptare ne sektorin e energjise se rinovueshme. Ambasadori i informoi mbi zhvillimet e koheve te fundit ne sektorin energjetik ne Shqiperi, si dhe per fushat ku investitoret e huaj jane te mirepritur. Ai, gjithashtu, u ofroi ndihmen e Ambasades per vendosjen e kontakteve dhe ngritjen e partneriteteve me kompani shqiptare qe operojne ne sektorin energjetik.

Shqipëria drejt Bashkimit Evropian

Albanian

Ambasadori Spasse pati kënaqësinë të diskutojë me studentët e ESSCA École de Management në Budapest mbi përpjekjet e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian dhe sfidat me të cilat përballet vendi gjatë këtij rrugëtimi. Diskutimi u parapri nga një video mbi Shqipërinë shoqëruar edhe me disa foto të edicionit 2018 të Colors of Albania. Ky diskutim u bë i mundur falë bashkëpunimit me ish-Ambasadorin Peter Kraft. #COLORSOFALBANIA #EUenlargement 11.12.2018

Diplomacia Ekonomike

Albanian

Ne kuader te diplomacise ekonomike, Ambasadori Spasse priti sot Dr. Jozsef Kosarka, zv.President i Akademise Hungareze te Vererave, anetar i Shoqates Hungareze te Somelieve dhe i Rrethit te Shkrimtareve Hungareze te Veres, ish-ambasador, tashme ne pension. Biseda u perqendrua mbi pervojen e tij ne Shqiperi gjate veres se kaluar dhe mbi mundesite e promovimit te produkteve shqiptare ne Hungari.
6.12.2018
#DiplomaciaEkonomike

Stenda e Shqiperise ne Panairin Diplomatik

Albanian

Në Budapestm më 2 dhjetor 2018, në InterContinental Hotel, u zhvillua Panairi VIII Diplomatik në të cilin, këtë vit, morrën pjesë mbi 50 përfaqësi diplomatike. Ky panair është një mënyrë fisnike për të grumbulluar fonde për fëmijë me aftësi të kufizuara dhe në nevojë. Zonja Anita Herczegh, bashkëshorja e Presidentit János Áder, vizitoi panairin, ku, në stendën e Ambasadës, patëm kënaqësinë t’i tregonim produktet shqiptare të ekspozuara aty. Ky panair ishte një mundësi e mirë për të promovuar Shqipërinë dhe shqiptarët përmes kulturës, traditave, prodhimeve dhe artifakteve.

Festat e Nëntorit në Budapest

Albanian

Me rastin e 106-vjetorit të Pavarësisë, Ambasada e Shqipërisë në Budapest organizoi një pritje në të cilën morrën pjesë miq hungarezë, kolegë të trupit diplomatik, pjestarë të komunitetit shqiptar në Hungari dhe studentë nga Shqipëria dhe Kosova që studjojnë në Budapest. Përveç aspektit protokollar, ceremonia kishte edhe dy elementë artistikë.

Artistë shqiptarë performojnë në Budapest

Albanian

Me zerin e saj te fuqishem dhe interpretimin e mrekullueshem te pjeseve nga Verdi dhe Puçini, sopranoja Alisa Katroshi u ofroi spektatoreve te Anna Jokai Salon, hungareze e te huaj, emocione te fuqishme. Ajo mori duartrokitjet e tyre te forta duke na bere te ndihemi krenare. Artistja me fame boterore Sylvia Sass dha vleresimet me te larta per Alisen dhe shprehu deshiren per ta pare te interpretoje ne skenat me te medha te Hungarise. Kenaqësi që stafi i ambasadës ndau me të këtë mbrëmje të paharrueshme. 17.11.2018

'Siguria dhe sovraniteti në shekullin 21' Konferenca Ndërkombëtare

Albanian

Universiteti Kodolányi János (KJU) dhe Instituti për Politikat e Marrëdhënieve Kulturore (ICRP) organizuan konferencën ndërkombëtare "Siguria dhe sovraniteti në shekullin 21". Gjatë konferencës u diskutuan tema të tilla si: sfidat globale dhe siguria rajonale, siguria kombëtare dhe politikat e mbrojtjes, siguria energjetike, krimi ndërkufitar, kundër-terrorizmi, emigracioni, etj. Në fjalën e tij Ambasadori Spasse u përqendrua në sfidat e sigurisë me të cilat po përballen aktualisht Shqipëria dhe vendet e Ballkanit Perëndimor.

Promovim i veprës së albanologut të shquar Franc Nopça

Albanian

Në Ambasadën shqiptare në Budapest u përkujtua jeta dhe vepra e albanologut të shquar Franc Nopça nëpërmjet promovimit të librit të autores Györgyi Gyurkovics “Baroni Franc Nopça – Mbreti hungarez i dragojve”.

Artistë shqiptarë në Budapest

Albanian

Sopranoja Alisa Katroshi ndodhet ne Budapest per të performuar ne Sallonin Anna Jokai . Patem kenaqesine ta presim ne Ambasade e te bisedojme mbi karrieren e saj artistike dhe planet e se ardhmes, ku, fale deshires dhe vullnetit te saj, perfshihet edhe bashkepunimi me Ambasaden ne Budapest. Alisa Katroshi eshte nje soprano lirike shqiptare. Ajo i filloi studimet e Kantos ne moshen 14 vjecare ne Liceun Artistic “Jordan Misja” e me pas ne Akademine e Arteve te Bukura te Tiranes, per te vazhduar me tej ne Konservatorin e E.F dall’Abaco te Verones, ku i mbaroi me rezultatet me te larta.

Pages

Adresa

Ambasada Shqiptare
Budapest 1062;
Andrassy ut 132; 2/3, Hungary

Tel / Fax

Tel: +3613361098
Cel: +36 30 201 3676
Fax. +3613361098
Numri i emergjencave +36 30 201 3676

E-MAIL

embassy.budapest@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E henë- E enjte: 8:30-17
E premte: 8:30-14:30
Sherbimi konsullor
E henë - E premte 10-12