Articles

Bashkëpunim Shqipëri Kosovë

Albanian

Sot patëm kënaqësinë të presim Ambasadorin e ri të Republikës së Kosovës në Hungari, z. Shpend Kallaba, të shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, z. Korab Mushkolaj dhe znj. Bubulina Krasniqi. Përmes një bisede miqësore dhe të ngrohtë shkëmbyem përvojat personale dhe shprehëm gatishmërinë për të bashkëpunuar ngushtë në të ardhmen. Ambasadorit Kallaba i urojmë suksese në misionin e tij të rëndësishëm dhe fisnik.

Diplomacia Ekonomike

Albanian

Banka hungareze OTP do te hape se shpejti dyert ne Shqiperi. Ambasadori Spasse zhvilloi një takim me z. Laszlo Wolf, Zv. Drejtor Ekzekutiv i kesaj banke, si dhe me z. Peter Bese, administrator. Gjate bisedes u diskutua mbi ecurine e procedurave, pritshmerite e pales hungareze, si dhe mbi situaten ne Shqiperi dhe progresin e arritur permes reformave. Ne perfundim te bisedes Ambasadori shprehu besimin se ky hap i Bankes OTP do te pasohet edhe nga kompani te tjera hungareze.
#DiplomaciaEkonomike

Samiti i II i Diasporës

Albanian

Të dashur bashkatdhetarë,
Në datat 28 shkurt, 1 dhe 2 mars 2019, me rastin e 575-vjetorit të Lidhjes së Lezhës, Diaspora shqiptare do të mblidhet në Samitin e saj të Dytë në Tiranë. Kemi kënaqësinë të përcjellim ftesën e Kryeministrit Rama drejtuar të gjithë bashkëkombasve, bashkë me linkun http://samiti.diaspora.gov.al/ , ku ka më shumë hollësi mbi këtë aktivitet të shënuar e ku veçojmë zërat “Regjistrohu në Samit” dhe “Programi i Samitit”.

Diplomacia Ekonomike

Albanian

Gjatë vizitës në qytetin e Egerit Ambasadori Spasse bashkë me Konsullin e Nderit, z. Hafuzi dhe Sekretarin I Ilir Qorri zhvilluan një takim me Administratorin e kantinës Egri Korona Borház, z. József Rácz. Biseda u përqendrua në historinë e kantinës dhe në mundësitë e vendosjes së marrëdhënieve me prodhues shqiptarë të verës dhe të kërpudhave. Ata patën mundësinë të vizitojnë kantinën, vreshtat, si dhe fermën e prodhimit të kërpudhave, më e madhja e këtij lloji në Evropën Qendrore.
#DiplomaciaEkonomike #Shqiperi #Hungari
#MEPJ

Gjergj Kastrioti Skenderbeu

Albanian

Ambasadori Spasse, Konsulli i Nderit, z. Avni Hafuzi, dhe Sekretari I, z. Ilir Qorri, kujtuan 551 vjetorin e vdekjes së heroit kombëtar të Shqipërisë Gjergj Kastrioti Skenderbeu duke vendosur lule në sheshin "Skanderbeg" në qytetin e Egerit. 17.01.2019

Bashkëpunim Tirane Budapest

Albanian

Në pritjen e organizuar nga Bashkia e Budapestit me rastin e Vitit të Ri, Ambasadori Spasse pati kënaqësinë të shkëmbej urimet me Kryebashkiakun István Tarlós e të flasë shkurtimisht me të mbi marrëdhëniet mes Tiranës dhe Budapestit gjatë 2019.

Bashkëpunimi Ekonomik dhe Integrimi në BE

Albanian

Ishte kënaqësi që aktivitetin diplomatik për 2019 e filluam me Kryetaren e Grupit Parlamentar të Miqësisë Hungari-Shqipëri, Dr. Ágnes Vadai. Marrëdhëniet mes dy vendeve, fillimi i negociatave me BE, intensifikimi i marrëdhënieve ekonomike, shkëmbimet me kolegët shqiptarë të Grupit Parlamentar të Miqësisë Shqipëri-Hungari, ishin disa nga temat që u trajtuan gjatë takimit. Diskutuam, gjithashtu, edhe mbi mundësinë e aktiviteteve të përbashkëta me qëllim promovimin e Shqipërisë dhe të prioriteteve të saj.15.01.2015
#DiplomaciaEkonomike
#IntegrimineBE
#Shqiperi #Hungari

Me Presidentin Ader për fillimin e Vitit të Ri 2019

Albanian

Ambasadori Spasse dhe bashkëshortja e tij i rifilluan aktivitetet në këtë vit të ri me përshëndetjen tradicionale të Presidentit të Republikës së Hungarisë János Áder dhe bashkëshortes së tij,për trupin diplomatik, në Pallatin e Arteve më 7 Janar 2019. Ata uruan Vitin e Ri si edhe një bashkëpunim sa më të sukseshëm për vitin 2019 midis Shqipërisë dhe Hungarisë.

Gëzuar Vitin e Ri 2019

Albanian

Diplomacia Ekonomike

Albanian

Ambasadori Spasse zhvilloi nje bisede interesante me Ambasadorin Peter Kraft, CEO i Kraft & Associates, me te cilin diskutuan mbi sektorin e turizmit ne Shqiperi. Pasi folen mbi incentivat e qeverise shqiptare ne kete sektor dhe mbi profilin e kompanise Kraft & Associates, bashkebiseduesit ndane mendimin se tani eshte momenti i pershtatshem qe investitore te huaj te investojne ne sektorin e turizmit ne Shqiperi.
#DiplomaciaEkonomike
#InvestoneShqiperi
17.12.2018

Pages

Adresa

Ambasada Shqiptare
Budapest 1062;
Andrassy ut 132; 2/3, Hungary

Tel / Fax

Tel: +3613361098
Cel: +36 30 201 3676
Fax. +3613361098
Numri i emergjencave +36 30 201 3676

E-MAIL

embassy.budapest@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E henë- E enjte: 8:30-17
E premte: 8:30-14:30
Sherbimi konsullor
E henë - E premte 10-12