Articles

Cakaj – Szijjártó: Hungaria rikonfirmon mbështetjen e saj për çeljen e negociatave.

Albanian

Në margjinat e Konferencës së Varshavës për situatën në Lindjen e Mesme, Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj zhvilloi një takim dypalësh me Ministrin e Jashtëm të Hungarisë Péter Szijjártó. Të dy bashkëbiseduesit shkëmbyen pikëpamjet rreth ecurisë së procesit të integrimit evropian të Shqipërisë. Ministri në Detyrë Cakaj u ndal veçanërisht tek arritjet që ka shënuar Shqipëria sidomos sa i takon hapave të ndërmarra në përmbushjen e pesë prioriteteve dhe kushteve për hapjen e negociatave.

Integrimi i Shqipërisë në BE

Albanian

Patëm kënaqësinë të presim në Ambasadë z. Gellért Horváth, ekspert i Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Tregtisë të Hungarisë, i cili do të vendoset pranë Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme për të asistuar në procesin e integrimit evropian. Biseda me të u përqendrua në ecurinë e reformave shtet-konsoliduese, në arritjet, si dhe në pritshmëritë e palës sonë për sa i përket fillimit të negociatave.

Promovimi i Turizmit

Albanian

Ambasadori Spasse vizitoi panairin e turizmit Travel Expo te hapur nga data 21 deri më 24 shkurt në Budapest, dhe pati rastin të takohet me përfaqësues të Adriatik Tours, të In Tours Albania si dhe të agjencisë hungareze TS Tours. Konstatohet me kënaqësi se numri i qytetarëve hungarezë që vizituan Shqipërinë gjatë 2018 është rritur në mënyrë të konsiderueshme duke arritur në 30000 vetë.

Promovimi i Shqipërisë

Albanian

Skål është një organizatë profesionale e operatorëve të turizmit në mbarë botën, që promovon turizmin dhe miqësinë globale. Është i vetmi grup ndërkombëtar që bashkon të gjitha degët e industrisë së udhëtimeve dhe turizmit. Anëtarët e klubit, menaxherët dhe drejtuesit e industrisë së turizmit, takohen në nivel lokal, kombëtar, rajonal dhe ndërkombëtar për të bërë biznes mes miqsh. Në një nga këto takime, më 21 shkurt, me ftesë të Presidentit të Skål International Hungary, z.

Prezantim mbi Shqipërinë

Albanian

Mirënjohës Ambasadorit Peter Kraft për mundësimin e një tjetër prezantimi mbi Shqipërinë para studentëve të @ESSCA_Ecole – École de Management Budapest. Prezantimi i fokusua mbi kundërvënien e paragjykimeve mbi Shqipërinë dhe shqiptarët dhe realitetit në terren dhe gjatë tij, përveç imazheve u shfrytëzuan edhe një numër fotosh nga Edicioni 2018 i Colors of Albania. Pjesa e dytë e prezantimit kishte të bënte me sfidat e brendshme dhe të jashtme në rrugëtimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian dhe arritjet e reformave të shtet konsolidimit.

Muzika shqiptare në Budapest

Albanian

Në mjediset e Rezidencës së Ambasadorit argjentinas, miq hungarezë, pjestarë të komunitetit shqiptar dhe argjentinas në Hungari, kolegë të trupit diplomatik dhe të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme patën kënaqësinë të dëgjojnë “Lulebore” dhe “Moj e bukura More”, si dhe pjesë të tjera hungareze dhe klasike të interpretuara me mjeshtëri nga sopranoja e talentuar Alisa Katroshi dhe pianisti hungaro-argjentinas Attila Jeszensky – Böhm. Koncerti erdhi si iniciativë e sopranos Katroshi dhe u organizua përmes bashkëpunimit të ambasadave të Shqipërisë dhe Argjentinës në Budapest.

Integrimi i Shqipërisë në BE

Albanian

Në kuadër të konsultimeve diplomatike mes Shqipërisë dhe Hungarisë, Drejtoresha e Drejtorisë së Përgjithshme për Çështjet Politike dhe Strategjike në MEPJ, znj. Mimoza Halimi, u takua me Sekretarin e Shtetit për Çështjet e BE pranë Zyrës së Kryeministrit, z. Szabolcs Takacs. Përveç shkëmbimit të pikëpamjeve mbi zhvillimet aktuale në Evropë, z. Takacs rikonfirmoi mbështetjen e palëkundur të Hungarisë për avancimin e Shqipërisë drejt integrimit në Bashkimin Evropian. 8.2.2019

Diplomacia Ekonomike

Albanian

Përfaqësues të dy kompanive prestigjoze – Kastrati dhe Linde, përkatësisht z. Muj Nerguti dhe z. Adam Kovaç, diskutuan mbi mundësitë e bashkëpunimit në një takim të mundësuar nga Ambasada shqiptare në Budapest. Nga të dyja palët u shpreh interesi për të vijuar kontaktet dhe besojmë se kjo marrëdhënie do të konkretizohet së shpejti. 4.02.2019
#DiplomaciaEkonomike

Artistë Shqiptarë në Budapest

Albanian

Performancë e shkëlqyer dje e sopranos shqiptare Alisa Katroshi në skenën Újpesti të Budapestit, gjatë stand-up të András Hábetler. Me interpretimet e saj të pjesëve klasike nga Mozart, Puccini, Catalani, si edhe të të mrekullueshmes "Moj e bukura More", Alisa Katroshi fitoi zemrat dhe duartrokitjet e publikut artdashës hungarez, duke na bërë të ndihemi krenarë. Suksese Alisa! #diasporashqiptare #unëjamshqipta

Takimi në qendrën e REC

Albanian

Gjatë mbledhjes në Regional Environment Center, REC, me grupin e donatorëve dhe vendeve përfituese. Mjedisi nuk mund të jetë asesi çështje e pastër ekonomike, është shëndet dhe mirëqënie e si e tillë duhet konsideruar, ishte prononcimi i delegacionit shqiptar. Delegacioni shqiptar u perfaqësua nga znj, Ornela Çuçi, Zv. Ministre e Turizmit dhe Mjedisit si edhe znj, Evisi Kopliku, Drejtore për Integrimin, Koordinimin, Marrëveshjet dhe Asistencen në Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit. Në takim mori pjesë dhe Ambasadori Spasse.

Pages

Adresa

Ambasada Shqiptare
Budapest 1062;
Andrassy ut 132; 2/3, Hungary

Tel / Fax

Tel: +3613361098
Cel: +36 30 201 3676
Fax. +3613361098
Numri i emergjencave +36 30 201 3676

E-MAIL

embassy.budapest@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E henë- E enjte: 8:30-17
E premte: 8:30-14:30
Sherbimi konsullor
E henë - E premte 10-12