Articles

Kujtohet përvjetori i vdekjes së Skënderbeut 17 Janar 2021

Albanian

Pasi udhëhoqi rezistencën e shqiptarëve kundër zgjerimit të Perandorisë Osmane për gati 25 vjet, Gjergj Kastrioti Skënderbeu ndërroi jetë në 17 Janar 1468. Ai ishte në gjendje të bashkonte fisnikët shqiptarë nën udhëheqjen e tij, të shpallte politikën e tij të luftës dhe të kundërshtonte me sukses ushtritë Osmane në fushën e betejës dhe në diplomaci. Në shenjë respekti ndaj heroit tone kombëtar, Ambasadori Spasse, Konsulli i Nderit, z. Avni Hafuzi, dhe zv. Kryetari i Bashkise së Egerit, z. Mátyás Berecz, vendosën kurora me lule në sheshin e qytetit që mban emrin e Skënderbeut.

Dita e Çlirimit 29 Nëntor

Albanian

Të dashur bashkatdhetarë,
Ambasada e Shqipërisë në Budapest ju uron Gëzuar 29 Nëntorin, Ditën e Çlirimit! Sot është dita kur kujtojmë dhe pëkulemi me respekt para të gjithë atyre që luftuan dhe dhanë jetën për çlirimin e vendit. I përjetshëm qoftë kujtimi i tyre!

Dita e Pavarësisë- Përshëndetja e Ambasadorit Spasse

Albanian

Të dashur miq, Festa Kombëtare e Shqipërisë na gjen sot të distancuar fizikisht për shkak të pandemisë. Por 28 Nëntori, me simbolikën e tij, i bashkon shqiptarët dhe miqtë e tyre sado larg të ndodhen. Sot, shqiptarët kujtojnë dhe nderojnë veprën e atyre burrave dhe grave të shquar që pavarësinë e Shqipërisë e bënë qëllimin e vetëm të jetës së tyre. Sot përkulemi me respekt përpara firmëtarëve të aktit të shpalljes së pavarësisë. Por sot kujtojmë me po aq mirënjohje edhe ata që punuan, luftuan dhe sakrifikuan për ta arritur pavarësinë e më pas, për ta mbrojtur atë.

Festat e Nëntorit -Ekspozitë Colors of Albania

Albanian

Me rastin e festave të nëntorit Ambasada në Budapest ekspozoi para godinës së saj, përballë Sheshit të Heronjve, një koleksion fotosh të Colors of Albania. Pamjet plot diell nga Shqipëria sjellin një atmosferë optimizmi dhe gjallërie në pejsazhin vjeshtor të qytetit, si dhe dëshirë për të pkanifikuar pushimet e ardhshme. #ditaepavaresise 28 nëntor 2020 # DitaeClirimit 29 nëntor 2020

Dita e Pavarësisë 28 Nëntor 2020

Albanian

Me qëllim realizimin e një bashkëpunimi në nderim të Ditës së Pavarësisë, Ambasadori Spasse u takua me sopranon Alisa Katroshi në mjediset e Ambasadës në Budapest. Pavarësisht pandemisë, artistja shqiptare vijon të jetë aktive me repertorin e saj klasik. Së fundmi ajo është zgjedhur anëtare e jurisë së Music and Stars Awards, një kompeticion online në zhanrin e muzikës klasike i hapur për të gjitha vendet e botës.
Ajo do të këndojë himnin shqiptar edhe atë hungarez.
25 nëntor 2020

Diplomacia Ekonomike

Albanian

Në kuadër të diplomacisë ekonomike, Ambassadori Spasse dhe Sekretari I Qorri u takuan me z.István Joó, zv.Sekretar Shteti për Zvillimin e Eksporteve pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Tregtisë të Hungarisë. Biseda u përqendrua në temën e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve dhe më specifikisht në tërheqjen e investitorëve hungarezë në Shqipëri. Hungaria mund të ofrojë një model për t’u ndjekur në këtë drejtim.
#diplomaciaekonomike
16 nëntor 2020

Bashkëpunim me Ambasadën e Kosovës

Albanian

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, znj. Meliza Haradinaj - Stublla, bashkë me Ministrin e Arsimit, z. Ramë Likaj, dhe Kryetaren e Komisionit Parlamentar për Politikën e Jashtme, znj. Time Kadriaj, ndodhen për një vizitë zyrtare në Budapest. Me ftesë të Ambasadorit Kallaba, Ambasadori Spasse pati kënaqësinë të takohet e të njihet me miqtë e nderuar, si dhe të bisedojë me ta mbi çështjet me interes të përbashkët të politikës së jashtme e të arsimit.
29 tetor 2020

Diplomacia Ekonomike

Albanian

Duke iu përgjigjur interesimit të përfaqësuesve të East-West Connect Consulting, Ambasadori Spasse priti në mjediset e Ambasadës Drejtorin Janos Joljart dhe bashkpunëtorin e tij Zsigmond Csullog. Biseda u përqedrua mbi mundësitë e investimit në Shqipëri, kryesisht në fushën e menaxhimit të mbetjeve. Ndër të tjera, interesuarve iu sugjerua realizimi i një vizite në Shqipëri, për çka Ambasada mori përsipër t'i ndihmojë me realizmin e takimeve.
#bashkepinimishqiperihungari
#investinalbania
14 tetor 2020

Bashkëpunim Shqiperi Hungari

Albanian

Ambassadori Spasse pati kënaqësinë të takojë një mik të mirë të Shqipërisë, Z. Zsolt Nemeth, Kryetar i Komisionit të Punëve të Jashtme në Asamblenë Kombëtare Hungareze. Eshte gjithmonë shumë e dobishme të diskutosh me një diplomat të tillë të klasit të parë marrëdhëniet dypalëshe, Presidencën e Shqipërisë në OSBE dhe integrimin në BE.
#bashkepinimishqiperihungari
18 tetor 2020

Diplomacia Ekonomike

Albanian

Një ditë pandemisë do t'i vijë fundi dhe bizneset do t'i kthehen normalitetit. Në kuadër të përpjekjeve për të riintensifikuar promovimin e Shqipërisë si destinacion për investimet e huaja, Ambasadori Spasse dhe Sekretari I Ilir Qorri zhvilluan një takim në Agjencinë Hungareze të Promovimit të Eksporteve (HEPA), ku u takuan me Drejtorin e Përgjithshëm Kristóf Szabo dhe Drejtoren për Marrëdhëniet me Jashtë, Andrea Nestor. Identifikimi i bizneseve me potencial zgjerimi dhe vendosja e lidhjeve me subjekte shqiptare ishin në qendër të bisedës me partnerët hungarezë.

Pages

Adresa

Ambasada Shqiptare
Budapest 1062;
Andrassy ut 132; 2/3, Hungary

Tel / Fax

Tel: +3613361098
Cel: +36 30 201 3676
Fax. +3613361098
Numri i emergjencave +36 30 201 3676

E-MAIL

embassy.budapest@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E henë- E enjte: 8:30-17
E premte: 8:30-14:30
Sherbimi konsullor
E henë - E premte 10-12