Delegacionin i Grupit Parlamentar të Miqësisë Hungari-Shqipëri, i kryesuar nga kryetari, z. Alpar Goyparos u prit nga Kryetarja e Parlamentit znj. Jozefina Topalli si dhe nga deputeti i Parlamentit Shqipëtar z. Gjergji Papa. Gjatë takimit u vlerësuan marrëdhëniet e shkëlqyera politike që ekzistojnë midis Shqipërisë dhe Hungarisë, ndërsa u çmua se dy vendet janë takuar disa herë në momente të rëndësishme historike, duke u bërë edhe më të afërta me njëra-tjetrën. Z.Goyparos u shpreh i impresionuar nga ndryshimet në Shqipëri, ndërsa theksoi angazhimin e përbashkët të grupit të miqësisë për të forcuar edhe më tej marrëdhëniet si në nivel parlamentar, ashtu dhe në të gjitha fushat e tjera. “Shqipëria është një komb i madh dhe kombet e mëdha ecin gjithmonë përpara. Lidhjet tona të hershme historike janë themele, që ne të forcojmë marrëdhëniet dhe bashkëpunimin edhe në të ardhmen në çdo drejtim”, u shpreh ai. Kryetarja e Kuvendit njohu delegacionin e deputetëve të Grupit të Miqësisë me arritjet e Shqipërisë në procesin e integrimit, ku Komisioni Evropian rekomandoi dhënien e statusit kandidat për Shqipërinë. Kryetarja Jozefina Topalli falenderoi Hungarinë për mbështetjen që ka dhënë ndër vite ndaj procesit integrues të Shqipërisë, ndërsa kërkoi mbështetjen edhe në këto momente të rëndësishme ku për pak javë Këshilli i Ministrave në BE do të japë vendimin final mbi dhënien e statusit kandidat. “Ju garantoj se qeveria hungareze do të bëjë gjithçka për të mbështetur, Shqipërinë për statusin kandidat si në Komisionin Evropian ashtu edhe në Këshillin e Ministrave të Bashkimit Evropian. Ne do të ofrojmë mbështetjen tonë edhe përmes deputetëve tanë në Parlamentin Evropian, në mënyrë që edhe ata të lobojnë për Shqipërinë. Ne ju sigurojmë për këtë mbështetje.” u shpreh anëtari i grupit të miqësisë Hungari-Shqipëri, z. Vilmos Szabó. Anëtarët e Grupit të Miqësisë Hungari-Shqipëri shprehën urimet për 100-vjetorin e Pavarësisë, ndërsa i konfirmuan Kryetares së Kuvendit se Kryetari i Parlamentit të Hungarisë, z.Lazlo Kover i përgjigjet pozitivisht ftesës së saj për të qenë i pranishëm në festimet e 100-vjetorit, më 28nëntor 2012.
Zv/Ministrja e Ministrisë së Punëve të Jashtme, znj. Edith Harxhi, priti në një takim kortezie delegacionin e Grupit Parlamentar të Miqësisë Hungari-Shqipëri, i cili kryesohej nga deputeti Alpár Goypáros, kryetari i këtij Grupi. Gjatë takimit u vlerësua niveli i shkëlqyer i marrëdhënievemes Shqipërisë e Hungarisë, dinamika e dialogut politik përmes shkëmbimit të vizitave të nivelit më të lartë, si dhe mundësia përzgjerimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes dy vendeve. Gjithashtu u nënvizua rëndësia e dimensioni i bashkëpunimit ndër-parlamentar si një aspekt shumë i rëndësishëm dypalësh. Zv/Ministrja znj. Harxhi falenderoi për mbështetjen e Hungarisë në procesine integrimit të vendit në BE, si dhe për vëmendjen që ajo i kushton Shqipërisë dhe gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimornë këtë kuadër. Kryetari i Grupit parlamentar të Miqësisë Hungari-Shqipëri z. Goypáros garantoi për mbështetjen e plotë që Hungaria do t’i japë Shqipërisë për marrjen e statusit të vendit kandidat. Gjatë takimit u vlerësua politika konstruktive e Shqipërisë dhe kontributi i rëndësishëm i saj në drejtim të stabilitetit dhe bashkëpunimit mes vendeve të rajonit.
Ministrja e Integrimit Majlinda Bregu priti delegacionin e Grupit Parlamentar të Miqësisë Hungari-Shqipëri, i kryesuar nga deputeti Apar Gayparos. Ministrja Bregu vlerësoi mbështetjen e Hungarisë për Shqipërinë si në kuadër të demokratizimit të vendit,por dhe në rrugën e saj të integrimit europian. Ajo i kërkoi grupit të deputetëve të shohin nga afër arritjet e vendit dhe t’i përcjellin ato me një vlerësim të drejtë tek kolegët e tyre në Hungari dhe në vendet e BE-së. Ministrja shpjegoi se është e rëndësishme që vendet anëtare të informohen në kohë dhe drejt lidhur me zhvillimet e fundit politike në vend dhe përpjekjet për të përmbushur brenda 20 nëntorit 3 kushtet që do të bëjnë të mundur marrjen përfundimtare të statusit nga Shqipëria: votimin e ligjit të Gjykatës së Lartë, të nëpunësit civil dhe ndryshimet në rregulloren e parlamentit. Në këtë kuadër Ministrja Bregu kërkoi ndihmën e vendeve mike si Hungaria për të përçuar informacion dhe për të mbështetur Shqipërinë si nëdhjetor, ashtu dhe më tej. Nga ana tjetër deputetët hungarezë shprehën gadishmërinë e tyre për të qenë mbështetës të fortë të integrimit të Shqipërisë si në institucionet vendase, ashtu dhe ato europiane në Bruksel dhe e përgëzuan Ministren si përfaqësuese të qeverisë për zhvillimet dhe arritjet e deritanishme të vendit.
Në vijim të vizitës në Shqipëri, delegacioni i Grupit të Miqësisë Hungari – Shqipëri në Parlamentin hungarez, sot u zhvilloi një takim zyrtar me Ministrin e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, z. Aldo Bumçi. Delegacioni shoqërohej nga Ambasadori i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Hungarisë në Shqipëri, z.Janos Huszar.
Ministri Bumçi e vlerësoi këtë vizitë si vijimësi të vizitave të kohëve të fundit të autoriteteve dhe personaliteteve shtetërore hungareze në Shqipëri, gjë e cila dëshmon më së miri marrëdhëniet e shkëlqyera që ekzistojnë midis dy vendeve dhe popujve tanë. Këto vizita dëshmojnë qartë se si Shqipëria ashtu dhe Hungaria po mbajnë gjallë traditat e hershme historike dhe shpirtërore që kanë ekzistuar, duke filluar që nga koha e Heroit tonë Kombëtar Skënderbeu, e më pas me Mbretëreshën Geraldinë. Ministri Bumçi dhe Z. Alpar Gayparos, Kryetari i Grupit të Miqësisë, ndanë idenë se simbolet e lidhjeve të hershme si Skënderbeu, Huniadi apo Mbretëresha Geraldinë, duhet të jenë themeli i bashkëpunimit për të ardhmen. Gjatë takimit anëtarët e delegacionit parlametar hungarez i shprehën Ministrit Bumçi qëndrimin e Qeverisë Hungareze, se Hungaria si gjithmonë do të jetë gjithnjë në krah të Shqipërisë në procesin e anëtarësimit të saj në BE, duke përbërë kështu një zë të përbashkët dhe mbështetës të njëri- tjetrit në parlamentin europian për probleme me interes reciprok. Ministri u shprehu falënderime për mbështetjen që Hungariaka dhënë për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO si dhe për çështjen e Kosovës. Ministri Aldo Bumçi vlerësoi përpjekjet dhe përvojën e Hungarisë për të mbajtur gjallë traditat me bashkëkombasit që janë jashtë kufijve të Hungarisë, gjë e cila do të shërbente si një përvojë pozitive për t’u aplikuar dhe më bashkëkombasit tanë jashtë Shqipërisë, për të mbajtur gjallë gjuhën, traditat dhe kulturën e vendit amë. Përmes Kryetarit të grupit të Miqësisë, Ministri Aldo Bumçi i dërgoi falenderime Kryetarit të Bashkisë së Budapestit për ofrimin e një sheshi për vendosjen e bustit të Skënderbeut si dhe një shesh për bustin e Nënë Terezës. Parlamentarët hungarezë kërkuan që të mundësohet përmes Televizionit Publik Shqiptar prania e filmave hungarezë që evokojnë lidhjet dhe traditat dypalëshe,por edhe për të njohur më mirë realitetin hungarez, vendet e bukura turstike, sic është pjesa e Panonisë, Balatonit, etj. Ministri Bumçi I kërkoi Z. Gayparos që të shihet mundësia e rivënies së linjës ajrore MALEV, si një mundësi lidhjeje më e shpejtë midis qytetarëve të tëdy vendeve dhe që do të lehtësojë lëvizjen e grupeve turistike nga Hungaria në Shqipëri dhe anasjelltas. Shqipëria u ofron turistëve hungarezë një bregdet të shkëlqyer dhe një mikpritje dhe bujari të pashëmbullt. Në takim u theksua dhe nevoja e shtimit të veprimtarive me karakter kulturor dhe aristik në të dy vendet, krahas organizimit të Javëve të Kulturës Hungareze në Shqipëri apo Javës së Kulturës Shqiptare në Hungari.Delegacioni hungarez e informoi ministrin se viti 2013 do t’i kushtohej figurës së Nënë Terezës, figurë shumë e dashur dhe e çmuar për ta. Në këtë kuadër Ministri siguroi parlamentarët hungarezë se edhe nga ana e MTKRS-së do të përfshihen evente të ndryshme nga artistë shqiptarë, që do t’i kushtohen Nënë Terezës, si ekspozita, koncerte, etj. Gjithashtu ai vlerësoi dhe ndau me ta idenë e shtimit të përpjekjeve për të transmetuar dhe nxitur më tej, sidmos tek brezi më i ri, këto lidhje të hershme përmes intensifikimit të bashkëpunimit në fushat që kjo ministri mbulon.