Ambasadori Spasse mori pjesë në ceremoninë e fillimit të vitit akademik 2021-2022 në Universitetin Semmelweis

Me ftesë nga Universiteti Semmelweis, Ambasadori Spasse mori pjesë në ceremoninë e fillimit të vitit akademik 2021-2022, organizuar për studentët që fillojnë rishtazi studimet në këtë institucion arsimor 250 - vjeçar. Rektori, Dr. Béla Merkely, dhe ministri për Inovacionin dhe Teknologjinë, László Palkovics, në fjalët e tyre evokuan traditat e Universitetit dhe, në mënyrë të veçantë, kontributin e studentëve, profesorëve dhe mjekëve në luftën kundër pandemisë së Covid-19. Mbi një milionë teste dhe mbi 380 mijë vaksina të kryera prej tyre flasin qartë për punën e kryer prej më shumë se një viti. Në një atmosferë sa solemne, aq edhe emocionuese, studentët e viteve të para bënë betimin në gjuhët në të cilat do të kryejnë studimet (hungarisht, anglisht dhe gjermanisht). Vlerësmi për merita të veçanta i disa mjekëve dhe bashkëpunëtorëve të Universitetit Semmelweis dhe dy pjesë klasike të luajtura nga orkestra e studentëve shënuan fundin e ceremonisë. Semmelweis, i profilizuar në fushën e mjeksisë, konsiderohet si universiteti më i mirë në Hungari. Objektivi i drejtuesve është që ta rendisë atë mes 100 universiteteve më të mira të botës.
01.09.2021

Adresa

Ambasada Shqiptare
Budapest 1062;
Andrassy ut 132; 2/3, Hungary

Tel / Fax

Tel: +3613361098
Cel: +36 30 201 3676
Fax. +3613361098
Numri i emergjencave +36 30 201 3676

E-MAIL

embassy.budapest@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E enjte: 8:30-17:00
E premte: 8:30-14:30

Shërbimi konsullor
E hënë - E premte: 10:00-12:00