“Java e Shqipërisë” në Hungari

“Java e Shqipërisë” në Hungari u çel dje me një aktivitet në qytetin e Tatabánya-s, pranë qendrës kulturore Vértes Agorája. Aktiviteti kishte si qëllim promovimin e Shqipërisë si destinacion turistik, si dhe synonte t’i njihte pjesëmarrësit me përpjekjet që po bën vendi në rrugën e integrimit evropian. Bashkë me vidoklipet promovuese, në qendër u ekspozuan edhe foto nga edicioni 2018 i Colors of Albania. Nderuan me pjesëmarrjen e tyre Kryetari i Bashkisë së Tatabánya-sz, z. Csaba Schmidt, Drejtori i qendrës Vértes Agorája, z. Hugó Salamon, etj. Realizimi i këtij aktiviteti u bë i mundur falë bashkëpunimit të z. Pal Szenasi dhe znj. Brunilda Brati, e cila po kontribuon prej një viti pranë kësaj qendre falë shkëmbimeve në kuadër të programit Erazmus.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Budapest 1062;
Andrassy ut 132; 2/3, Hungary

Tel / Fax

Tel: +3613361098
Cel: +36 30 201 3676
Fax. +3613361098
Numri i emergjencave +36 30 201 3676

E-MAIL

embassy.budapest@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E henë- E enjte: 8:30-17
E premte: 8:30-14:30
Sherbimi konsullor
E henë - E premte 10-12