NJOFTIM Datë 1 shtator 2020 mbi mundesine e hyrjes ne Hungari

Prej 1 shtatorit, të huajt pa leje qëndrimi do të ndalohen të hyjnë në Hungari. Hungarezët që kthehen në Hungari do të duhet të hyjnë në karantinë 14-ditore, pa marrë parasysh se nga cili vend do të vijnë. Nga 1 shtatori ata mund të lënë karantinën vetëm pas dy testeve negative. Ata që vendosen në karantinë për shkak të hulumtimit të kontakteve mund të dalin nga karantina pas dy rezultateve negative të testit të marra brenda pesë ditësh dhe me hapësisë të paktën dy ditë nga njëra-tjetra. Shteti do të mbulojë kostot e lidhura me hulumtimin e kontakteve, por jo kostot e testeve të atyre që kthehen nga jashtë. Udhëtimet për qëllime biznesi dhe kolonat ushtarake do të lejohet të hyjnë, si dhe do të ketë një korridor humanitar. Një dekret për kalimin kufitar, i botuar të dielën, më 30 gusht, detajon listën e plotë të përjashtimeve nga ndalimi i hyrjes. Sipas dekretit të qeverisë, nga 1 shtatori mund të hyjnë në Hungari vetëm: - ata shtetas të huaj që kanë leje qëndrimi hungareze të përhershme ose leje qendrimi mbi 90 ditë. Të huaj të tjerët që lejohen në Hungari janë: - atletë ose sportistë profesionistë me punë në Hungari; - ata që kryejnë vizita zyrtare; - transportuesit e mallrave; - ata që mund të provojnë se kanë pasur koronavirus në gjashtë muajt e fundit; - ata, prezenca e të cilëve është e nevojshme për procedurat zyrtare që vijojnë në Hungari; - ata që ndjekin aktivitete biznesi; - studentë që studiojnë në Hungari; - ata që mund të provojnë se janë të ftuar në ngjarje familjare, siç janë dasmat; funeralet ose pagëzimet; - ata që marrin pjesë në ngjarje sportive, kulturore ose kishtare (jo spektatorët); - ata që duhet të kujdesen për një të afërm në shtëpi. Shtetasit e huaj që kanë arsye të tjera për të hyrë në Hungari duhet të paraqesin një kërkesë në anglisht ose përmes një avokati. Hungarezët që kthehen nga jashtë, ose ata anëtarë të familjes që jetojnë jashtë, mund t’i nënshtrohen ekzaminimeve të detyrueshme shëndetësore dhe nëse vërtetohet se janë të infektuar, duhet të shkojnë në karantinë shtëpiake ose në spital. Kalimi tranzit përmes territorit hungarez, ose në zonën e tranzitit në aeroport është i mundur pasi të jetë marrë leja nga autoritetet policore hungareze. Linku nga ku mund të kryhet aplikimi online në gjuhën angleze është: https://ugyintezes.police.hu/en/uj-ugy-inditasa (duhet të klikoni rubrikën e fundit në radhë: Államhatáron történő beutazáshoz méltányossági kérelem, e më pas nga katër rubrikat që dalin duhet të klikoni: Covid-02). Pas plotësimit të formularit online, në adresën e emailit të vendosur nga vetë qytetari, policia hungareze kthen përgjigje me vendimin e marrë brenda 24 orëve. Nëse përgjigjja është pozitive, ju mund të hyni në Hungari vetëm në pikën kufitare dhe orën që përcaktohen në leje. Fletën me përgjigjen policisë hungareze duhet ta tregoni në kufi/aeroport të printuar. Bashkë me të duhet të tregoni edhe të gjitha dokumentat origjinale të ngarkuara në sistem gjatë aplikimit.

Postal Address

Embasy of Albania
Budapest 1062;
Andrassy ut 132; 2/3, Hungary

Tel / Fax

Tel: +3613361098
Cel: +36 30 201 3676
Fax. +3613361098
Numri i emergjencave +36 30 201 3676

E-MAIL

embassy.budapest@mfa.gov.al

OPENING TIMES

Monday to Thursday: 8:30-17
Friday: 8:30-14:30
Consular Services
Monday to Friday 10:00-12:00