Njoftim mbi mundesine e hyrjes ne Hungari

Qytetarët shqiptarë që duan të hyjnë apo kalojnë tranzit në Hungari nga vendet që ndodhen kategorinë e kuqe, ku aktualisht bën pjesë dhe Shqipëria, duhet të aplikojnë pranë policisë hungareze për një leje të posaçme hyrjeje në Hungari. Ky aplikim bëhet duke plotësuar formularin online në webfaqen zyrtare të policisë hungareze. Ndër të tjera, në këtë formular duhet të arsyetohet kërkesa për hyrje në Hungari. Vetëm ata që kanë leje qendrimi ose një arësye të fortë lejohen të hyjnë ose kalojnë tranzit.
https://ugyintezes.police.hu/en/uj-ugy-inditasa  është linku nga ku mund të kryhet aplikimi online në gjuhën angleze  (duhet të klikoni rubrikën e fundit në radhë: Államhatáron történő beutazáshoz méltányossági kérelem, e më pas nga katër rubrikat që dalin duhet të klikoni: Covid-02).
Pas plotësimit të formularit online, në adresën e emailit të vendosur nga vetë qytetari, policia hungareze kthen përgjigje me vendimin e marrë brenda 24 orëve. Nëse përgjigjja është pozitive, ju mund të hyni në Hungari. Fletën me përgjigjen policisë hungareze duhet ta tregoni në kufi/aeroport të printuar ose në ekranin e celularit.

Postal Address

Embasy of Albania
Budapest 1062;
Andrassy ut 132; 2/3, Hungary

Tel / Fax

Tel: +3613361098
Cel: +36 30 201 3676
Fax. +3613361098
Numri i emergjencave +36 30 201 3676

E-MAIL

embassy.budapest@mfa.gov.al

OPENING TIMES

Monday to Thursday: 8:30-17
Friday: 8:30-14:30
Consular Services
Monday to Friday 10:00-12:00