Articles

Bashkëpunim Shqipëri Hungari

Albanian

Zhvilluam një takim interesant me z. László Örlős, Drejtor Administrativ i Qendrës së Gjelbër për Ballkanin Perëndimor, dhe z. Attila Galambos, President i Komitetit për Ballkanin Perëndimor në Dhomën Hungareze të Tregtisë dhe Industrisë. Biseda u përqendrua kryesisht mbi bashkëpunimin dypalësh në fushën e mbrojtjes së mjedisit. Besojmë se ky bashkëpunim do të materializohet së shpejti.

Bashkëpunim Kulturor Shqiperi Hungari

Albanian

Me iniciative dhe ftese te Sekretarit te Shtetit per Kulturen, z. Peter Fekete, me 27 nentor trupa e Cirkut te Tiranes zhvilloi nje vizite disa ditore ne Budapest. Gjate vizites ne Cirkun e Budapestit dhe ne institucione te tjera kulturore, artistet shqiptare paten mundesi te njihen nga afer me menyrat e pergatitjes profesionale te kolegeve hungareze, si dhe te shkembejne eksperience me ta. Besojme se se shpejti kjo vizite do te pasohet nga nga forma te tjera bashkepunimi dhe se artistet shqiptare do t'i shohim se shpejti ne skenen e Cirkut te Budapestit.

Promovim i Shqipërisë

Albanian

Instituti i modës SIPAM AB, Fondacioni “Tradita Popullore” dhe Suvenir Parruca morrën pjesë në Panairin Diplomatik të Budapestit duke kontribuar me bujari për stendën e Ambasadës Shqiptare, ashtu edhe për lotarinë e çmimeve të mëdha. Menjëherë pas Panairit patëm kënaqësinë të presim në Ambasadë përfaqësuesit e tyre, respektivisht znj. Edlira Zani dhe nxënëset e saj, znj. Edlira Sulaj dhe z. Artan Bilani. Në shenjë respekti Ambasada u dorëzoi pjesëmarrëseve çertifikata mirënjohjeje.

Shqipëria në Panairin Diplomatik 2019 në Programin Artistik me sfilate nga Instituti Sipam AB

Albanian

Ambasada e Shqipërisë mori pjesë në Programin Artistik ne Panairin Diplomatik me një sfilatë mode të ofruar nga Instituti i Modës SIPAM AB në Tiranë, i drejtuar nga znj. Edlira Zani. Stilistët e Institutit ekspozuan veshjet e dizenjuara prej tyre. Një cmim për lotarinë e Panairit u ofrua nga stilistja Zani. Bluzat e kuqe me shqiponje te punuara gjithashtu nga Instituti enkas per Panairin Diplomatik 2019 ne Budapest.
Panairi u vizitua nga 1700 vizitore.
Faleminderit Edlira Zani si edhe stilistet e ardhshem.
#promovimishqiperise
#tendihmojmesebashku

Shqipëria në Panairin Diplomatik 2019- Soprano Alisa Katroshi

Albanian

Në momentin e hyrjes në Hotel InterContinental të Zonjës së Parë të Hungarisë, Patronja e Panairit, znj. Anita Herczegh, u prit me këngën e famshme hungareze Tavaszi szél (Erë pranverore), kënduar nga sopranoja shqiptare Alisa Katroshi. Faleminderit Alisa!

Shqipëria në Panairin Diplomatik 2019 me Traditën Popullore Edlira

Albanian

Kontributi shqiptar në Panairin Diplomatik të Budapestit pati edhe elementët artistikë – modern dhe të traditës. Fondacioni TRADITA POPULLORE, përfaqësuar nga znj. Edlira Sulaj, kontribuoi duke veshur me kostume popullore disa prej përfaqësuesve të ekipit shqiptar në Panair, duke ekspozuar një numër të madh prodhimesh artistike të artizanatit në stendë, si dhe duke dhuruar një punim artistik për lotarinë e organizuar në funksion të grumbullimit të ardhurave të Panairit. I pranishëm në stende edhe Artan Bilani i Suvenir Parruca. Mirënjohje

Shqipëria në Panairin Diplomatik 2019- Falenderim për kontribuesit

Albanian

Falenderim për kontribuesit Falë ndihmës bujare të disa subjekteve shqiptare, gjate Panairit te 9-te Diplomatik te Budapestit, në stendën e Ambasadës u ekspozuan një numër i madh produktesh që tërhoqën interesin e shumë vizitorëve.

Shqipëria në Panairin Diplomatik 2019

Albanian

Më 24 nëntor, nën kujdesin dhe organizimin e Diplomatic Spouses of Budapest (DSB) dhe nën patronazhin e bashkëshortes së Presidentit të Hungarisë, znj. Anita Herczegh, për të nëntin vit rradhazi u zhvillua Panairi Diplomatik i Budapestit. Znj. Elda Spasse, në cilësinë e Presidentes së DSB, çeli Panairin me një fjalë ku nënvizoi objektivat dhe synimet e këtij aktiviteti. Të pranishmit i përshëndeti Dekani i Trupit Diplomatik, Nunci Apostolik Michael August Blume. Patronja e Panairit, znj. Anita Herczegh ishte e pranishme në ceremoninë e çeljes. Panairin e vizitoi edhe znj.

Hungaria mbështet Shqipërinë

Albanian

Dy kamione me ndihma humanitare u nisen sot nga Budapesti drejt Tiranes, si nje pergjigje e menjehershme e Drejtorise se Pergjithshme Kombetare per Menaxhimin e Fatkeqesive ne Ministrine e Brendshme hungareze ndaj thirrjes se shpallur nga Ministria shqiptare e Mbrojtjes. Gjate ceremonise se organizuar me kete rast, Ambasadori Spasse u shprehu autoriteteve hungareze mirenjohjen e popullit shqiptar per ndihmat bujare.

Bashkëpunim Kulturor Shqiperi Hungari

Albanian

Mesazh simbolik nga zyra e Sekretarit të Shtetit për Kulturën, Dr. Peter Fekete, gjatë vizitës së artistëve të Cirkut të Tiranës në Ditën e Pavarësisë. Mirënjohje z. Fekete për mundësimin e kësaj vizite dhe dashamirësinë e treguar.

Pages

Postal Address

Embasy of Albania
Budapest 1062;
Andrassy ut 132; 2/3, Hungary

Tel / Fax

Tel: +3613361098
Cel: +36 30 201 3676
Fax. +3613361098
Numri i emergjencave +36 30 201 3676

E-MAIL

embassy.budapest@mfa.gov.al

OPENING TIMES

Monday to Thursday: 8:30-17
Friday: 8:30-14:30
Consular Services
Monday to Friday 10:00-12:00