Articles

Promovimi i Turizmit

Albanian

Sot patëm një takim të këndshëm me blogeren Kisgyorgy Eva që shkruan në #travellina.hu, dhe Znj Julianna Kovacs, përfaqësuese e Agjencisë Kombëtare Shqiptare të Turizmit në Hungari. Biseduam rreth Shqipërisë si një destinacion tërheqës për turistët hungarezë dhe për interesin e tyre në rritje për ta vizituar. Zonja Kisgyorgy do të udhëtojë drejt Shqipërisë në maj dhe do të kalojë aty dy javë. I urojmë një udhëtim të bukur dhe të këndshëm.
04.03.2020

Diplomacia Ekonomike

Albanian

Ishte kënaqësi takimi në ambientet tona me Z. Péter Krupánszky, bashkëthemelues dhe CCO i SOLIN Energy Zrt. Ne u përqëndruam në sektorin e energjisë në Shqipëri, trendet e zhvillimit të tij, mundësitë për investime në energji të rinovueshme, veçanërisht në termocentralet diellore. Ne mezi presim të vazhdojmë këtë bashkëpunim.

Bashkëpunim me Artistë

Albanian

Një ditë pas koncertit të bamirësisë për të prekuri nga tërmeti i 26 nëntorit, patëm kënaqësinë të presim në Ambasadë soprano Alisa Katroshi dhe Olivia Latina. Bashkë me to ndamë emocionet e aktivitetit dhe biseduam për planet e tyre në të ardhmen, ku përfshihet një koncert që do të bëjnë në Budapest më 14 shkurt të këtij viti.

Koncert solidariteti

Albanian

Më 19 janar 2020, Ambasada e Shqipërisë në Budapest organizoi një kocert bamirësie në Kishën Plagët e Shën Françeskut, me interpretimet e sopranove Alisa Katroshi (nga Shqipëria) dhe Olivia Latina (nga Italia), të shoqëruara nga organistja Klara Jean (nga Hungaria). Të pranishëm në koncert ishin pjestarë të komunitetit shqiptarë me banim në Hungari, përfaqësues të trupit diplomatik dhe miq hungarezë. Me një cilësi të lartë interpretimi artistet sollën për të pranishmit një repertor fetar me pjesë të Bach, Pergolesi, Caccini, Rossini, Dvorak, Bizet, Gounod dhe Verdi.

Kulturë

Albanian

Bashkë me artdashës hungarezë dhe me kolegë të trupit diplomatik e të Diplomatic Spouses of Budapest patëm kënaqësinë të ndjekim në Akademinë e Vjetër të Muzikës një koncert me interpretime klasike nga Liszt, Puccini, Verdi, Mozart, Wagner, Massenet dhe Grever. Pjesët u interpretuan nga sopranot Alisa Katroshi dhe Yvette Mondok, si dhe nga baritoni Manuel Camino, nën shoqërimin e pianistit Szabolcs Sandor. Me interpretimet e saj të shkëlqyera e të ndjera sopranoja shqiptare, Alisa Katroshi, fitoi duartrokitje të forta nga të panishmit që e bënë të kthehej disa herë në skenë.

Viti i Ri 2020

Albanian

Universiteti i Teknologjisë dhe Ekonomisë i Budapestit (BME), i themeluar në vitin 1782, është një nga institucionet më prestigjioze të arsimit të lartë në rang evropian. Me një ceremoni ku merrnin pjesë personalitete të shkencës dhe arsimit, të qeverisë hungareze e të pushtetit vendor, të trupit diplomatik dhe të biznesit, u festua fillimi i Vitit të Ri 2020. Gjatë kësaj ceremonie Rektori i BME, Dr.

Gëzuar Festat e Fundvitit

Albanian

Stafi i Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Budapest ju uron Gëzuar Festat e Fundvitit.
Foto Roland Tasho.

Koncert Bamirësie

Albanian

Me rastin e 5-vjetorit të krijimit të Fondacionit Symphonia, deputetja hungarez, znj. Katalin Csöbör, organizoi në Parlament një ceremoni ku ishin të pranishëm Zonja e Parë Anita Herczegh, pjestarë të trupit diplomatik të akredituar në Hungari, përfaqësuese të Diplomatic Spouses of Budapest (DSB), deputetë, drejtuesit e Fondacionit, si dhe fëmijë që kanë mbështetjen e këtij Fondacioni. Këtë vit, Fondacioni Symphonia është përzgjedhur për t’u mbështetur nga DSB me një pjesë të fondeve të mbledhura prej Panairit Diplomatik. Znj.

Diplomacia Ekonomike

Albanian

Sot patëm një bisedë interesante me z. Nir Maor, CEO i YAEL Group, dhe z. László Erdős, Administrator i Përgjithshëm i TSTOURS. Biseda u përqendrua në fushën e turizmit në Shqipëri dhe mundësinë e investimeve aty. Është kënaqësi kur sheh se Shqipëria po tërheq përherë e më shumë vëmendje.

Hungaria mbështet Shqipërinë

Albanian

Ne Agjencine Shteterore hungareze për Mbrojtjen nga Katastrofat u zhvillua nje ceremoni ku u vleresua puna dhe kontributi i 11 eksperteve hungareze qe morren pjese ne fazen e vleresimit te demeve te shkaktuara ne Shqiperi nga termeti i 26 nentorit. Te ndare ne dy grupe, per dy jave rresht, ekspertet hungareze punuan prane kolegeve shqiptare dhe realizuan kontrollin dhe vleresimin per 300 objekte. Ne ceremoni morren pjese edhe Ambasadori Spasse dhe Sekretari I i Ambasadesz, Ilir Qorri.

Pages

Postal Address

Embasy of Albania
Budapest 1062;
Andrassy ut 132; 2/3, Hungary

Tel / Fax

Tel: +3613361098
Cel: +36 30 201 3676
Fax. +3613361098
Numri i emergjencave +36 30 201 3676

E-MAIL

embassy.budapest@mfa.gov.al

OPENING TIMES

Monday to Thursday: 8:30-17
Friday: 8:30-14:30
Consular Services
Monday to Friday 10:00-12:00