Articles

Takim me Studentë

Albanian

Ambasadori Spasse dhe Sekretari II Kurtulaj priten ne Ambasade nje grup studentesh shqiptare qe studiojne ne Hungari. Qellimi i takimit ishte nxitja e studenteve per te gjalleruar veprimtarine e Unionit Studentor Shqiptar, te krijuar vitin e kaluar ne Budapest. Sipas Ambasadorit, Unioni duhet te kthehet ne nje organizim qe mbledh se bashku studentet shqiptare te te gjitha trevave qe studjojne ne Hungari dhe te sherbeje si platforme komunikimi, informimi, argetimi dhe pershtatjeje me vendin prites.

NJOFTIM Datë 1 shtator 2020 mbi mundesine e hyrjes ne Hungari

Albanian

Prej 1 shtatorit, të huajt pa leje qëndrimi do të ndalohen të hyjnë në Hungari. Hungarezët që kthehen në Hungari do të duhet të hyjnë në karantinë 14-ditore, pa marrë parasysh se nga cili vend do të vijnë. Nga 1 shtatori ata mund të lënë karantinën vetëm pas dy testeve negative. Ata që vendosen në karantinë për shkak të hulumtimit të kontakteve mund të dalin nga karantina pas dy rezultateve negative të testit të marra brenda pesë ditësh dhe me hapësisë të paktën dy ditë nga njëra-tjetra.

Njoftim mbi mundesine e hyrjes ne Hungari

Albanian

Qytetarët shqiptarë që duan të hyjnë apo kalojnë tranzit në Hungari nga vendet që ndodhen kategorinë e kuqe, ku aktualisht bën pjesë dhe Shqipëria, duhet të aplikojnë pranë policisë hungareze për një leje të posaçme hyrjeje në Hungari. Ky aplikim bëhet duke plotësuar formularin online në webfaqen zyrtare të policisë hungareze. Ndër të tjera, në këtë formular duhet të arsyetohet kërkesa për hyrje në Hungari. Vetëm ata që kanë leje qendrimi ose një arësye të fortë lejohen të hyjnë ose kalojnë tranzit.

NJOFTIM MBI VLEFSHMERINE E PASAPORTAVE SHQIPTARE!!!

Albanian

AKT NORMATIV PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR.8668, DATË 23.10.2000, “PËR PAJISJEN E SHTETASVE SHQIPTARË ME PASAPORTË PËR JASHTË SHTETIT”, TË NDRYSHUAR Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, me propozimin e Kryeministrit dhe ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe të ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave V E N D O S I: Neni 2 Në ligjin nr.8668, datë 23.10.2000, “Për pajisjen e shtetasve shqiptarë me pasaportë për jashtë shtetit”, të ndryshuar, pas nenit 14/2 shtohet neni 14/3, me këtë përmbajtje: Neni 14/3 Dispozitë kalimtare Afati i vlefshmërisë së pasaportave të shtetasve shqi

Njoftim datë 30 maj 2020

Albanian

NJOFTIM!!!

30 maj 2020.

Në kuadër të lehtësimit të masave të ndermarra per te frenuar perhapjen e Covid-19, tashmë lejohet lëvizja me mjete transporti për udhëtarët, shqiptare dhe te huaj, në hyrje dhe në dalje në pikat e kalimit kufitar tokësor të Republikës së Shqipërisë. Gjithashtu, personat që do të hyjnë në territorin e Republikës së Shqipërisë nëpërmjet pikat kufitare tokësore nuk do të kenë detyrimin e vetëkarantinimit 14 ditor, me përjashtim të rasteve të veçanta që do të përcaktohen me urdhër të autoriteteve shëndetësore.

 

Informacion 22.05.2020

Albanian

Përgjigje per pyetjet qe behen me shpesh nga shtetasit shqiptare dhe te huaj në lidhje me rregullat e hyrjes në Hungari.

- A është i detyruar një qytetar hungarez ose jo-hungarez të qëndrojë në karantinë 14-ditore në shtëpi pasi të hyjë në Hungari, kur qëllimi i hyrjes së tij / saj është për arsye biznesi, provime akademike, trajtim mjekësor, etj. dhe e nuk mund të qëndrojë i/e izoluar?

NJOFTIM date 15 Maj 2020

Albanian

NJOFTIM!!!

Për qytetarët shqiptarë që duan të futen në Hungari, kërkesat formale dhe përmbajtja e detyrueshme e aplikimit janë si më poshtë:

1. Kërkesa për t'u futur në Hungari duhet t'i paraqitet Zëvendësdrejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, vetëm në gjuhën hungareze.

2. Kërkesa mund të paraqitet nga një përfaqësues ligjor ose nga një person i tretë i autorizuar. Një person i autorizuar mund të paraqesë disa aplikime vetëm nëse qëllimi i hyrjes dhe data e hyrjes është e njëjtë për të gjithë aplikantët.

Vizitë e Ministrit Szijjártó në Tiranë

Albanian

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, priti në një takim në Tiranë, Ministrin hungarez të Punëve të Jashtme dhe Tregtisë, Péter Szijjártó. Ky takim, i zhvilluar në rrethana të jashtëzakonshme, nën masa të rrepta sigurie, për shkak të situatës së krijuar nga Covid-19, u fokusua në disa çështje tepër të rëndësishme.

Njoftim për riatdhesimin e shtetasve shqiptarë

Albanian

Të gjithë bashkëatdhetarët që kërkojnë të riatdhesohen, ju njoftojmë se duke filluar nga dita e enjte datë 16 Prill 2020, të gjithë të interesuarit mund të prenotojnë udhëtimin e tyre të kthimit në atdhe duke ndjekur hapat e mëposhtëm:

1. Në webfaqen e Air Albania do të gjeni seksionin Udhëzim për Riatdhesimet në të cilin do të gjeni linkun për rezervimin e hotelit ku do të kalohet karantinimi sipas protokollit të sigurisë të hartuar nga Qeveria Shqiptare.

Njoftim date 7 prill 2020

Albanian

NJOFTIM!!!

7 prill 2020

Sipas Vendimit të Qeverisë së Hungarisë nr. 85/2020 (IV. 05.), të gjitha lejet e qëndrimit të lëshuara nga autoritetet e Hungarisë, të përkohshme apo të përhershme, do të jenë të vlefshme automatikisht deri 45 ditë pas përfundimit të gjendjes së emergjencës të shkaktuar nga përhapja e COVID-19.

Data e përfundimit të gjendjes së emergjencës do të shpallet nga qeveria në momentin që krijohen kushtet e përshtatshme.

Pages

Postal Address

Embasy of Albania
Budapest 1062;
Andrassy ut 132; 2/3, Hungary

Tel / Fax

Tel: +3613361098
Cel: +36 30 201 3676
Fax. +3613361098
Numri i emergjencave +36 30 201 3676

E-MAIL

embassy.budapest@mfa.gov.al

OPENING TIMES

Monday to Thursday: 8:30-17
Friday: 8:30-14:30
Consular Services
Monday to Friday 10:00-12:00