Zhvillohet Takimi i Ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve pjesëmarrëse të SEECP-së

U zhvillua sot Tiranë takimi i Ministrave Punëve Jashtme vendeve pjesëmarrëse SEECP-së.

Ministri i Punëve Jashtme Republikës Shqipërisë, z. Ditmir  Bushati, kryesoi takimin e Ministrave Punëve Jashtme  vendeve pjesëmarrëse Procesit Bashkëpunimit Evropës Juglindore (SEECP), kuadër përfundimit Kryesisë Shqiptare SEECP-së (qershor 2014-qershor 2015).

këtë takim morën pjesë përfaqësuesit e 13 vendeve pjesëmarrëse SEECP-së si dhe, me statusin e ftuarve posaçëm Kryesisë sonë, përfaqësues Bashkimit Evropian, Komisionit Evropian, Austrisë dhe Këshillit Bashkëpunimit Rajonal (RCC).

Ministrat diskutuan mbi situatën politike dhe zhvillimet e fundit rajon dhe mbi nivelin e bashkëpunimit e marrëdhënieve fqinjësisë mirë, si elemente me rëndësi thelbësore për zhvillimin e mëtejshëm Evropës Juglindore.

Nën kujdesin e Ministrit Bushati, Ministrat e Jashtëm SEECP-së miratuan një dokument për përmirësimin dhe përshtatjen e kësaj nisme ndaj sfidave ardhshme. këtë kuadër, z. Bushati inkurajoi Kryesinë e ardhshme bullgare për vazhdimin e punës këtë drejtim.

kuadër prioriteteve Kryesisë sonë për forcimin e rolit rajonal SEECP-së, promovimin dhe nxitjen e dialogut midis vendeve anëtare dhe konsolidimin e rëndësisë sektoriale kësaj nisme, Ministri analizoi aktivitetet e zhvilluara nën Kryesinë shqiptare dhe arritjet tona këtë drejtim.

Ai theksoi se Kryesia shqiptare ishte dinamike dhe e fokusuar, me një kalendar aktivitetesh  i cili përfshinte fusha si siguria, statistikat, qeverisja e mirë, antikorrupsioni, rrjetet e ekselencave, infrastruktura, drejtësia, punët e brendshme, kultura, rinia etj. Aktivitetet fjalë u zhvilluan bashkëpunim me ministritë e linjës, partnerë ndërkombëtarë, shoqërinë civile dhe botën akademike.

Ministrat dhanë mesazhe të forta për mbështetje të procesit të integrimit në strukturat evropiane dhe ato euroatlantike. Ata theksuan se integrimi në BE ka pasur ndikim pozitiv në konsolidimin dhe ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon si dhe në zhvillimin e mëtejshëm ekonomik të tij.

Ministri Bushati evidentoi se Kryesia shqiptare e forumit më të rëndësishëm politik në rajon ishte një sfidë dhe angazhim i rëndësishëm politiko-diplomatik për Shqipërinë, në funksion të promovimit e konfirmimit të mëtejshëm të rolit dhe politikës së vendit tonë në rajon e më gjerë. Me tej, Ministri u shpreh se: “As paqja dhe as stabiliteti nuk duhet te merren si te mirëqena, ato do të duhet të bëhen të qëndrueshme nëpërmjet përpjekjeve tona të vazhdueshme dhe veprime konkrete dhe mbi të gjitha përkushtimit tonë të palëkundur për të kapërcyer mosmarrëveshjet dypalëshe të trashëguara nga e kaluara dhe për të ndërtuar të ardhmen më të mirë për të rinjtë tanë”.

Gjatë takimit, Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare mbështetën Deklaratën e Samitit të Tiranës, e cila do të miratohet nga Kryetarët e shteteve në Samitin e datës 26 maj 2015.

Kryesia e SEECP-së do t’i kalojë Bullgarisë për periudhën qershor 2015-qershor 2016.

Gjatë zhvillimit të punimeve të takimit të Ministrave të Punëve të Jashtme të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore, Ministri Bushati zhvilloi takime të veçanta me Zv/Kryeministrin të Maqedonisë z. Fatmir Besimi dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Malit të Zi  z. Igor Lukšić.

Në takimin me Zv. Kryeministrin Besimi u nënvizua rëndësia e zgjidhjes së krizës politike në Maqedoni si dhe  kontributit që duhet të japë politika për mbrojtjen dhe promovimin e bashkëjetesës ndër-etnike. Gjithashtu, referuar ngjarjes tragjike të Kumanovës, u theksua mbështetja e Shqipërisë për zhvillimin sa më parë të një procesi të plotë hetimor.

Në takimin me Ministrin Lukšić, të dy ministrat u angazhuan për të çuar përpara agjendën dypalëshe dhe atë të integrimit evropian dhe euro-atlantik. Ministri Bushati dhe Ministri Lukšić u angazhuan për ndërmarrjen e hapave konkretë, në kuadër të projekteve dypalëshe dhe atyre rajonale. Dy Ministrat nënshkruan Marrëveshjen e bashkëpunimit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Malit të Zi në kontekstin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

***

Tirana priti sot gjithashtu dhe Takimin Vjetor të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC), aktivitet i cili u zhvillua në kuadër të Kryesisë shqiptare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP).

Takimi u bashkë organizua nga Sekretariati i RCC dhe Kryesia shqiptare e SEECP-së. Në takim morën pjesë përfaqësues nga rreth 50 vende e organizata që janë anëtarë të këtij Këshilli.

Në Takimin Vjetor të RCC-së, bashkë kryesuar nga Ministri Bushati, në cilësinë e kryetarit të Kryesisë së SEECP-së, dhe Goran Svilanovic, Sekretar i Përgjithshëm i RCC-së, u diskutua mbi zhvillimet dhe arritjet e bashkëpunimit rajonal në Evropën Juglindore, në kuadër të RCC-së.

Në fjalën e tij në takim, Ministri Bushati vlerësoi rolin që luan RCC në transformimin e vizionit të përbashkët të bashkëpunimit rajonal në projekte konkrete. Ai theksoi bindjen se RCC do të vazhdojë të ketë një kontribut thelbësor në përpjekjet e përbashkëta të vendeve tona për thellimin dhe konkretizimin e këtij bashkëpunimi.

Ministri Bushati theksoi se RCC duhet të veprojë si një organizatë ombrellë për të gjitha nismat ndërkombëtare dhe rajonale në rajonin tonë. Ai shprehu bindjen se takimi do të kontribuojë për një frymë të re në përpjekjet e përbashkëta për t’iu ofruar popujve tanë një të ardhme të qetë dhe të begatë në familjen e përbashkët Evropiane.

***

Prononcimi i Ministrit Bushati gjatë konferencës së përbashkët për shtyp të Ministrave të trojkës të SEECP-së

Jam këtu, së bashku me Ministrin e Punëve të Jashtme të Bullgarisë, z. Daniel Mitov, vendi i të cilit do të marrë Kryesinë e radhës të SEECP. Gjithashtu kam kënaqësinë të jem me Ministrin e deleguar në MPJ-në e Rumanisë, z. Angel Tilvar vendi i të cilit kishte Kryesinë e SEECP-së përpara se ta merrte Shqipëria. Gjithashtu kemi dëshirë që të ndajmë disa elementë mbi të cilat u fokusua Ministeriali i sotshëm, që është edhe i fundit nën drejtimin e Shqipërisë, sepse, siç e thashë dhe pak me parë, Bullgaria do të marrë drejtimin e nismës .

Ne patëm sot mundësi të shkëmbenim pikëpamje në lidhje me zhvillimet e fundit në rajon, sikundër edhe të miratonim një sërë dokumentesh të rëndësishme, Deklaratën e përbashkët të vendeve anëtare të SEECP-së mbi zhvillimet në rajon, që do t’i kalojë për miratim të mëtejshëm Samitit të Kryetarëve të shteteve dhe qeverive, që do të mblidhet javën tjetër në Tiranë. Miratuam edhe dokumentin për të ardhmen e organizatës sonë, duke qenë se ishte edhe një ndër prioritetet e Kryesisë shqiptare, një proces i nisur në fakt që me Kryesinë rumune. Në këtë dokument parashtrohen elementë të rëndësishëm për të ardhmen e rajonit dhe eksplorohen mundësitë për të pasur një bashkëpunim rajonal sa më efikas.

Nëpërmjet Ministerialit të sotëm u organizuan edhe zgjedhjet për pozicionin e Sekretarit të Përgjithshëm të RCC-së. Siç dihet, RCC është armata teknike e SEECP-së dhe ne i dhamë njëzëri mandatin e dytë, për periudhën 2016-2018, zotit Goran Svilanovic.

Së fundmi, siç është bërë praktikë e mbledhjeve gjatë Kryesisë shqiptare, ne zhvilluam një bisedë dhe një takim paralel, si vende të Ballkanit Perëndimor, në kuadër të procesit të Berlinit dhe të përgatitjeve që po bëjnë vendet tona, së bashku me mikpritësin e radhës, që do të jetë Austria, dhe me Komisioni Evropian, për të diskutuar hapat konkretë dhe mënyrën se si do ta shfrytëzojmë këtë periudhë kohore, nga ky moment që flasim deri në Samitin e Vjenës. Në këtë kontekst mund të informoj opinionin publik që miratuam edhe një deklaratë të përbashkët të vendeve pjesëmarrëse në Procesin e Berlinit, sa i përket bashkëpunimit në fushën e rinisë. Ky dokument, që do të jetë i gatshëm edhe për opinion publik, është frymëzuar nga modeli franko-gjerman në fushën e rinisë dhe vjen si rezultat i angazhimeve të marra nga vendet e rajonit  në Samitin e Berlinit.

Në këtë kontekst, Shqipëria dhe Serbia janë mandatuar nga vendet e tjera pjesë e procesit të Berlinit për të hartuar një plan veprimi, duke synuar konkretizimin e një strukture bashkëpunimi rajonal për rininë, në mënyrë që, në  Samitin e gushtit në Vjenë, Kryetarët e qeverive të kenë mundësi të miratojnë dhe t’i japin dritën e gjelbër kësaj nisme.

Besoj se Kryesia jonë një vjeçare, takimet, dokumentet e miratuara, nismat dhe projektet e bashkëpunimit rajonal, kanë qenë të frytshme. Shpresojmë shumë që nisma jonë të pasurohet edhe nga Kryesia e ardhshme Bullgare, aq më tepër që Bullgaria është vend anëtar i BE-së, pjesë e rajonit dhe avokat i asaj pjese të rajonit që nuk është ende e ankoruar në BE.

Duke ia kaluar fjalën kolegut dhe mikut tim Daniel Mitov do të doja që ta uroja edhe një herë tjetër për një Kryesi sa më të frytshme dhe të suksesshme.

Pyetje: Ka pasur një pështjellim të ditëve të fundit, pas një deklarate të Kryeministrit Rama për një veto të mundshme të Shqipërisë ndaj anëtarësimit të Maqedonisë në NATO. A kemi vendosur ne një veto ndaj Maqedonisë, apo është keqkuptuar kjo deklaratë e Kryeministrit?

MPJ Ditmir Bushati: Në lidhje me pyetjet që u bënë, për sa i përket situatës në Maqedoni, ndaj 100% të njëjtin opinion me kolegun Mitov, në lidhje me nevojën për një transparencë të thellë dhe të besueshme për të gjithë atë çfarë ka ndodhur. Për sa i përket pyetjes tjetër lidhur me qëndrimin e Shqipërisë në raport me anëtarësimin e mundshëm të Maqedonisë në NATO, më lejoni të jem i drejtpërdrejtë dhe të ritheksoj që për Shqipërinë, integriteti territorial i Maqedonisë, stabiliteti demokratik, harmonia ndëretnike, siç parashihej në Marrëveshjen e Ohrit, janë esenciale jo thjesht për Maqedoninë, por besojmë për stabilitetin demokratik në rajon. Kryeministri ka qenë i drejtpërdrejtë duke iu referuar pikërisht standardeve dhe angazhimeve që burojnë nga anëtarësimi në NATO, duke iu referuar drejtpërdrejt konkluzioneve të Samitit të Uellsit dhe pjesë e këtyre konkluzioneve janë serioziteti i reformave që duhet të ndërmarrë Maqedonia për sa i përket sundimit të së drejtës, lirive e të drejtave themelore të njeriut, kontrollit dhe ushtrimit në mënyrë demokratike të të gjithë aktivitetit të shërbimit inteligjent, dhe respektimit në gërmë dhe në frymë të Marrëveshjes së Ohrit. Ne jemi një fqinj që i duam të mirën, edhe për arsye që dihen, edhe për faktin që shqiptarët në Maqedoni janë faktor shtet formues, dhe në këtë drejtim, jemi më shumë të interesuar se kushdo tjetër për një busull, për një kompas Euro-Atlantik të Maqedonisë, sepse jemi të interesuar dhe të përkushtuar për kompasin Euro-Atlantik të të gjithë rajonit.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Vekiareli 7 Filothei 15237,
Athens. GR

Tel / Fax

Tel. +30 210 6876212
+30 2106876213
+30 2106876215
+30 210 6876200
Fax. +30 210 6876223

E-MAIL

embassy.athens@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00
Sektori Konsullor
08.00-14.00