Zhvillohet në Tiranë takimi i Ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve pjesëmarrëse të SEECP-së

kuadër Kryesisë Shqiptare Procesit Bashkëpunimit Evropës Juglindore (SEECP), Ministri Bushati kryesoi takimin informal Ministrave Punëve Jashtme  vendeve pjesëmarrëse këtë nismë.

takim morën pjesë përfaqësuesit e 13 vendeve pjesëmarrëse SEECP si dhe përfaqësues Bashkimit Evropian, Presidencës letoneze BE-së, Komisionit Evropian, Austrisë dhe Këshillit Bashkëpunimit Rajonal (RCC), këta fundit ftuar posaçëm Kryesisë shqiptare.

Takimi u përshëndet nga z. Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, i cili vuri theksin mbi rolin konstruktiv Kryesisë shqiptare këtë nismë. Ai nënvizoi rëndësinë e këtij takimi proceset integruese rajonit strukturat evropiane dhe euro-atlantike si dhe përcolli mesazhe bashkëpunimi për rajonin.

Ministrat diskutuan mbi zhvillimet e fundit, situatën politike, nivelin e bashkëpunimit rajonal e të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, si element me rëndësi thelbësore për zhvillimin e Evropës Juglindore.

Me iniciativën e Kryesisë shqiptare, gjatë këtij takimi u miratua Deklarata e përbashkët kundër terrorizmit, duke dhënë kështu mesazhin e unitetit dhe seriozitetit në përballimin e sfidave të përbashkëta përmes veprimeve të përbashkëta.

Ministri Bushati ripërsëriti prioritetet e Kryesisë sonë për forcimin e rolit rajonal të SEECP-së, promovimin dhe nxitjen e dialogut midis vendeve anëtare dhe konsolidimin e rëndësisë sektoriale të kësaj nisme me qëllim orientimin e saj ndaj rezultateve të prekshme për publikun.

Ai prezantoi aktivitetet e zhvilluara deri tani nën Kryesinë shqiptare dhe informoi homologët e tij mbi aktivitetet e parashikuara gjatë gjysmës së parë të këtij viti.

Ministrat dhanë mesazhe të forta për mbështetje të procesit të integrimit në strukturat Evropiane dhe ato Euro-atlantike. Ata theksuan se integrimi në BE ka pasur ndikim pozitiv në konsolidimin dhe ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon si dhe në zhvillimin e mëtejshëm ekonomik të tij. Procesi i integrimit, bazuar në meritë nuk duhet të ndalet, pavarësisht “lodhjes nga zgjerimi” dhe vendet e Evropës juglindore duhet të inkurajohen në këtë drejtim.

Ministri Bushati evidentoi se Kryesia shqiptare e forumit më të rëndësishëm politik në rajon përbën një sfidë dhe angazhim të rëndësishëm politiko-diplomatik për Shqipërinë, në funksion të promovimit e konfirmimit të mëtejshëm të rolit e të politikës së vendit tonë në rajon e më gjerë. 

Gjatë kryesisë sonë, në Tiranë do të vazhdojnë të zhvillohen një sërë aktivitetesh në nivel ekspertësh në bashkëpunim edhe me shoqërinë civile dhe botën akademike. Gjithashtu, janë parashikuar tre ministeriale në fushat e energjisë, bujqësisë e turizmit, në përputhje me prioritetet e kryesisë sonë.

***

Fjala e Ministrit Bushati gjatë konferencës së përbashkët për shtyp të trojkës së SEECP-së

Përshëndetje të gjithëve,

Jam i lumtur që ndodhem këtu sot, për këtë komunikim publik mes jush, së bashku me kolegët nga Bullgaria dhe Rumania, si përfaqësues të trojkës të vendeve pjesëmarrëse të Procesit të Bashkëpunimit të vendeve të Evropës Juglindore. Si kryetar në detyrë i SEECP-së, mbrëmë dhe sot zhvillova diskutime të frytshme me përfaqësues të vendeve anëtare, apo siç quhen ndryshe vendeve pjesëmarrëse në këtë nismë rajonale të rëndësishme të vendeve të Evropës Juglindore.

Më lejoni të ndaj me ju faktin që, për sa i përket pranisë dhe përfaqësimit në këtë nismë, jam i kënaqur me faktin që, edhe për shkak të punës që është bërë gjatë Kryesisë rumune dhe marrëveshjes së arrirë gjatë kësaj kryesie, ne patëm një pjesëmarrje gjithëpërfshirëse, pra të të gjithë aktorëve kryesore në rajonin e Evropës Juglindore. Së dyti, patëm mundësi që të kemi një përfaqësim nga ana e presidencës letoneze të Bashkimit Evropian, nga ana e Komisionit Evropian dhe gjithashtu nga ana e Austrisë, si një vend që, siç dihet, do të mirëpresë vitin tjetër, në kuadër të Procesit të Berlinit, konferencën që do të zhvillohet në gusht. Gjithashtu për sa i përket tematikës së diskutuar, krahas sfidave me të cilat përballen vendet e rajonit ne u ndalëm përgjithësisht në sfidën dhe mundësitë e përbashkëta, duke adoptuar për herë të parë në historikun e SEECP-së, në nivelin e Ministrave të Punëve të Jashtme, një deklaratë kundër terrorizmit në të njëjtën frymë me qëndrimet e qarta të Bashkimit Evropian në këtë drejtim, aq më tepër duke pasur parasysh faktin që sfidat me të cilat përballet rajoni ynë për sa i përket terrorizmit dhe të ashtuquajturve luftëtarë të huaj në fakt janë dhe sfida për vetë Bashkimin Evropian dhe arkitekturën e sigurisë evropiane.

Duke qenë se një pjesë e vendeve që janë pjesëmarrëse në këtë iniciativë janë anëtare të Bashkimit Evropian dhe një pjesë tjetër aspirojnë që të anëtarësohen në të, ne patëm mundësi të shkëmbejmë pikëpamje në lidhje me ecurinë e reformave në të gjithë vendet tona dhe të njihemi me projektet që po harton Komisioni Evropian për të siguruar një ndërlidhshmëri më të mirë, me qëllim transformimin e rajonit tonë në një rajon të vërtetë nga pikëpamja e korridoreve infrastrukturore dhe ajo e përgatitjes në planin ekonomik për të përballuar sfidat që burojnë nga procesi i anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Jo pak rëndësi iu kushtua edhe rolit që ka rajoni ynë sa për sa i përket zhvillimeve me të cilat përballet Evropa në lindje të saj dhe veçanërisht kontributit që mund të sjellin vendet të cilat nuk janë anëtare të BE-së por që janë përballë kërkesave dhe detyrimeve, apo angazhimeve të vazhdueshme për të t’i sjellë qëndrimet e politikës së tyre të jashtme në një linjë me ato të Bashkimit Evropian. U ndalëm gjithashtu dhe në rëndësinë e rakordimit dhe sinkronizimit të qëndrimeve tona për atë çka po ngjet në Lindjen e Mesme dhe në të gjitha sfidat që burojnë prej situatës atje, kryesisht në lidhje me terrorizmin dhe në lidhje me luftëtarët e huaj.

Ky takim ishte një mundësi e mirë për të gjithë ne për të diskutuar dhe për të sheshuar sa më shumë pikëpamjet rreth zhvillimeve që janë të rëndësishme sa i përket kontinentit tonë.

Faleminderit!

Pyetje: Z. Bushati, si e vlerësoni nga pikëpamja e sigurisë së bashkëpunimit rajonal, kam parasysh këtu bashkëpunimin me Serbinë, dhe cili ka qenë qëndrimi i Turqisë në tryezën e sotme lidhur me luftën kundër terrorizmit?

Ditmir Bushati: Fakti që kemi një qëndrim të përbashkët ndërmjet të gjitha vendeve pjesëmarrëse në këtë iniciativë do të thotë që të gjithë aktorët në tryezë, duke përfshirë këtu edhe të ftuarit specialë, presidencën e BE-së, Austrinë, Komisionin Evropian, kanë qenë mbështetës të këtij qëndrimi. Kjo do të thotë që pavarësisht ndonjë nuance në përkufizime për çështje minore, e rëndësishme është që të gjitha vendet e kësaj platforme rajonale kanë një qëndrim të përbashkët kur vjen puna për të luftuar terrorizmin dhe tek nevoja për të bashkëpunuar sa më mirë si në aksesin e informacionit, ashtu edhe në punën e përbashkët që mund të bëjnë forcat policore, shërbimet inteligjente, apo forcat e institucioneve të zbatimit të ligjit në përgjithësi.

Më pas, brenda një rajoni disi më të madh, në një rajon më të vogël siç është Ballkani Perëndimor, apo raporti mes Shqipërisë dhe Serbisë, mund t’ju them që sot ka pasur konsensus të plotë pas një pune të mirë të drejtorëve politikë të të gjitha vendeve të rajonit për t’i sjellë ministrat dhe kryetarët e delegacionit në këtë qëndrim të përbashkët.

Pyetje:  Çfarë është diskutuar me Zv. Ministrin grek  në takimin tuaj dypalësh,  është folur mbi çështjen e devijimit lumit Vjosa?

Ditmir Bushati: Çdo Ministerial apo çdo takim i karakterit rajonal apo më gjerë krijon gjithashtu mundësi për të zhvilluar takime dypalëshe. Kam zhvilluar takime dypalëshe me pothuajse të gjithë pjesëmarrësit në këtë platformë, duke përfshirë edhe Ministrin e Jashtëm Alternant të Greqisë, Z. Kuntis, e kam uruar në detyrë, kemi diskutuar për të gjithë progresin që është shënuar të paktën që nga shtatori i 2013 që ne jemi në krye të punëve të vendit, natyrisht, duke iu referuar jo thjesht çështjes së Vjosës por menaxhimit të ujërave. Më është dhënë mundësia të ritheksoj atë qëndrim që qeveria shqiptare ka mbajtur në vijimësi edhe me qeverinë e kaluar greke, që lista e çështjeve të paadresuara ndërmjet dy vendeve apo në qoftë se mund t’i quajmë dhe për marrëveshje fjalët për të kuptuar më mirë nga opinioni publik ato çështje që mund të konsiderohen problematike, nuk duhet të shtohen, por përkundrazi, të adresohen në frymën e të drejtës ndërkombëtare, siç kemi bërë me qeverinë e kaluar greke te Z. Samaras, dhe me bashkëpunim shumë të mirë qe kam pasur me Ministrin Venizelos, besoj se e njëjta frymë do të vijojë edhe me qeverinë aktuale greke për të adresuar të gjitha këto çështje të cilat kërkojnë zgjidhje, pra janë çështje në fakt të vjetra që kërkojnë zgjidhje bazuar mbi dokumentet ekzistues që janë detyrues për dy vendet tona.

Pyetje: Zoti ministër, ju keni miratuar një deklaratë për çështjen e terrorizmit. Një nga pikat e saj është kërkesa ndaj këshillit rajonal për ngritjen e një platforme të bashkëpunimit rajonal mbi çështjen e  terrorizmit. Çfarë konkretisht do të përfaqësojë kjo platformë? Nga kjo deklaratë duket që palët kanë qenë shumë bashkëpunuese dhe me qëndrime të përafërta mbi këtë çështje.

Ditmir Bushati: Siç e thanë edhe dy kolegët e mi në mënyrë shumë të esëllt, Këshilli i bashkëpunimit Rajonal është krahu teknik i SEECP-së, dhe në këtë drejtim ne sot kemi jetësuar vullnetin tonë politik dhe solidaritetin për të bashkëpunuar me njërit-tjetrin dhe për të vënë të gjitha burimet tona njerëzore dhe financiare në dispozicion të kësaj kauze, që në fakt nuk është një kauzë thjesht e jona, pasi dihet që shumica e luftëtarëve të huaj mbajnë pasaportë evropiane, që do të thotë se janë shtetas të BE-së dhe përbejnë një kërcënim serioz jo vetëm për sigurinë e oborrit të Bashkimit Evropian kur vjen puna për vendet e Ballkanit Perëndimor që nuk janë ende anëtarë të BE-së, por për vetë BE-në. Në këtë drejtim, duke u bazuar tek mënyra e funksionimit të SEECP-së dhe raporti i saj me krahun teknik që është KBR, i kemi kërkuar këtij të fundit të hartojë një dokument të detajuar nga pikëpamja teknike,  duke analizuar specifikat e gjeografisë që ka platforma jonë e vendeve pjesëmarrëse të SEECP-së, sepse jo të gjitha vendet që janë pjesë e kësaj platforme kanë të njëjtën shkallë rrezikshmërie në përballjen me këtë fenomen.

Pyetje: Nëse më lejoni edhe një pyetje tjetër. Para nisjes së takimit ka pasur një mëngjes pune midis përfaqësuesit të Komisionit Evropian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor. çfarë është diskutuar këtë mëngjes pune?

Ditmir Bushati: Ka qenë një mëngjes pune i thirrur nga ana ime, jo thjesht me vendet e Ballkanit Perëndimor por me të gjitha vendet që janë pjesëmarrëse në procesin e Berlinit, dhe kemi pasur një rakordim paraprak për gjithë metodologjinë mbi të cilën po punon gjithë Komisioni Evropian. Jemi njohur gjithashtu me pritshmëritë e palës austriake dhe me rakordimin midis Austrisë dhe Gjermanisë, për të pasur jo vetëm një konferencë të suksesshme në Vjenë në gusht të këtij viti por për t’ju qasur Vjenës me qëndrime e më projekte të përbashkëta rajonale, që do të siguronin, në radhë të parë, gradualitetin e transformimit të Ballkanit Perëndimor në një rajon- insistoj që ende nuk është një rajon as në kuptimin politik, as në atë ekonomik apo të sigurisë- dhe së dyti, që do të përcaktojë një afatizim të transformimit të Ballkanit Perëndimor në një rajon përmes implementimit të projekteve në fushën e infrastrukturës (në kuptimin e saj të gjerë, dhe jo asaj që jemi mësuar të shohim, infrastrukturën rrugore) dhe gjithë dimensionet që ajo ka, sidomos për sa i përket çështjeve të infrastrukturës energjetike. Në këtë drejtim, po punojmë më BE-në për një qasje më të strukturuar, më strategjike, aq më tepër që perspektiva e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian dhe askush nuk e vë këtë në pikëpyetje.

Së dyti, kemi diskutuar me Komisionin Evropian, me përfaqësues të Austrisë edhe në lidhje me programet e reformave ekonomike, sepse siç dihet, që vjet, tek paketa e zgjerimit, Komisioni Evropian ka bërë edhe vendet e Ballkanit Perëndimor, në një fazë të hershme, pjesë të paketave që të gjitha vendet do të duhen që t’i paraqesin pranë Komisionit Evropian për të filluar që tani nxehjen apo fizkulturën me semestrat evropianë në kuptimin ekonomik e financiar. Ju e dini që zgjerimi është histori suksesi e BE-së. Në Ballkanin Perëndimor ne nuk presim zgjerim, por konsolidim të Evropës, por nga ana tjetër nuk mund të harrojmë faktin që po në jug të Evropës po përballemi me kriza financiare dhe BE-ja po nxjerr mësime, e vendet e Ballkanit Perëndimor po fillojnë përgatitjen paraprake në këtë drejtim, si për sa i përket reformave strukturore ashtu edhe paketave fiskale të konsoliduara. Faleminderit!

SEECP_-_Deklaratë_e_përbashkët_mbi_terrorizmin.pdf

 

Adresa

Ambasada Shqiptare
Vekiareli 7 Filothei 15237,
Athens. GR

Tel / Fax

Tel. +30 210 6876212
+30 2106876213
+30 2106876215
+30 210 6876200
Fax. +30 210 6876223

E-MAIL

embassy.athens@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00
Sektori Konsullor
08.00-14.00