Vijon dorëzimi i librave mësimorë dhe jashtëshkollorë të mësimit të gjuhës shqipe në Diasporën shqiptare në Greqi

Me mbështetjen e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ministrit për Diasporën dhe Qendrës së Botimeve për Diasporën, vijon dorëzimi i librave për mësimin e gjuhës shqipe në Diasporën shqiptare në Greqi.

Oficerja Kordinuese për Diasporën në Athinë, znj. Joneda Dodaj, mirëpriti në ambjentet e Ambasadës së RSH-së në Athinë, mësuesen e nderuar të kursit të mësimit plotësues të gjuhës shqipe pranë Shtëpisë shqiptare “Porta” në Athinë dhe njëkohësisht Nënkryetare e Lidhjes së Mësuesve Shqiptarë në Greqi, znj. Alma Zekollari, si dhe Kryetaren e Shoqatës “Emigranti”, Patra dhe paralelisht, aktiviste shoqërore dhe mësuese, znj. Kristiana Veliu, të cilës iu dorëzuan librat për “Shkollën e Gjuhës Shqipe Naim Frashëri”.

Në vijim të angazhimit të ndërmarrë me qëllim dorëzimin e librave mësimorë për çdo nxënës të kurseve të gjuhës shqipe brenda territorit grek në çdo skaj të Republikës së Greqisë, Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Athinë shpreh dhe njëherë mirënjohjen dhe vlerësimin për punën e përkushtuar të mësuesve të gjuhës shqipe në Greqi.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Vekiareli 7 Filothei 15237,
Athens. GR

Tel / Fax

Tel. +30 210 6876212
+30 2106876213
+30 2106876215
+30 210 6876200
Fax. +30 210 6876223
Nr. i emergjencave : +30 694165 8183

E-MAIL

embassy.athens@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00
Sektori Konsullor
08.00-14.00