Takim prezantues me përfaqësues të shoqatës ‘‘Komuniteti Shqiptar në Patra’’

Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Athinë, znj. Luela Hajdaraga, e shoqëruar nga Oficerja Koordinuese për Diasporën, znj. Joneda Dodaj, zhvilloi një takim prezantues me shoqatën ‘‘Komuniteti Shqiptar në Patra’’, me drejtuese znj. Kristina Leka Jotopulli.
 
Në këtë takim, kryesia e shoqatës prezantoi veprimtarinë e saj, nismat e ndërmarra dhe aktivitetet e zhvilluara deri më tani, si dhe projektet e planifikuara për të ardhmen.
 
Ambasadorja, znj. Hajdaraga vlerësoi arritjet e deritanishme të shoqatës në dobi të komunitetit shqiptar në Patra, dhe shprehu angazhimin e Ambasadës për të zgjeruar bashkëpunimin në sfera të ndryshme.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Vekiareli 7 Filothei 15237,
Athens. GR

Tel / Fax

Tel. +30 210 6876212
+30 2106876213
+30 2106876215
+30 210 6876200
Fax. +30 210 6876223
Nr. i emergjencave : +30 694165 8183

E-MAIL

embassy.athens@mfa.gov.al
Zyra Konsullore

consulate.athens@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00
Sektori Konsullor
9:00-14:30