Takim me Ambasadorin francez në Athinë, z. Patrick Maisonnave

Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Greqi, znj. Luela Hajdaraga, u prit në një takim kortezie nga Ambasadori i Republikës Franceze në Athinë, z. Patrick Maisonnave.

Gjatë këtij takimi, Ambasadorët vlerësuan nivelin shumë të mirë të marrëdhënieve dhe të bashkëpunimit në fusha të ndryshme me interes të përbashkët, në kuadër të Deklaratës së Partnetitetit Strategjik Shqipëri-Francë, si edhe progresin e Shqipërisë në procesin e integrimit evropian, ku Franca ka dhënë një mbështetje të rëndësishme.

Ambasadorja Hajdaraga nënvizoi se Shqipëria pret mbledhjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare me BE-në për hapjen e negociatave për anëtarësim, në 6-të mujorin e parë të këtij viti.

Ambasadori Maisonnave, nga ana e tij, vlerësoi rëndësinë e reformave të kryera në Shqipëri në drejtim të zhvillimit të vendit, dhe të integrimit të tij në BE, si dhe rolin konstruktiv të Shqipërisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Vekiareli 7 Filothei 15237,
Athens. GR

Tel / Fax

Tel. +30 210 6876212
+30 2106876213
+30 2106876215
+30 210 6876200
Fax. +30 210 6876223
Nr. i emergjencave : +30 694165 8183

E-MAIL

embassy.athens@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00
Sektori Konsullor
08.00-14.00