Takim i Delegacionit të deputetëve dhe Kryetarit të Kuvendit, z. Ilir Meta, me përfaqësues të komunitetit shqiptar në Greqi

Një takim i ngrohtë u organizua në pasditen e ditës së sotme në shtëpinë e shqiptarëve në Greqi, Ambasadën tonë në Athinë, të një perfaqësie të gjerë të shqiptarëve që jetojnë, punojnë e studiojnë në Athinë me delegacionin e deputetëve nga Parlamenti Shqiptar që ndodhet këto ditë në vizitë zyrtare në kryeqytetin e Greqisë, i kryesuar nga kryetari Ilir Meta.

Pas fjalëve përshëndetëse të kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta, Ambasadorit tonë në Greqi, Dashnor Dervishi, deputetëve Fatmir Toci, Gjergji Papa dhe Arta Dade, e morën fjalën shumë pjesëmarrës nga komuniteti i shqiptarëve në emigracion, të cilët ngritën një
serë problemesh e shtruan disa kërkesa, zgjidhja e të cilave do të ndikonte ndjeshëm në cilësinë e jetesës së tyre dhe integrim më të plotë e të natyrshëm në shoqerinë greke.

Disa prej kërkesave të emigrantëve pjesëmarrës ishin njohja e pullave "apostille", për të eleminuar sorollatjet dhe shpenzimet e panevojshme në nxjerrjen e dokumenteve, njësimi i patentave shqiptare me ato greke, mësimi i gjuhës shqipe me mbështetje nga shteti shqiptar, sigurimi i teksteve shkollor për nxënësit emigrantë, hapja e një qendre kulturore shqiptare në Athinë, krijimi i kushteve për votimin e emigrantëve në vendin e qendrimit të tyre, njohja e vitëve të punës për periudhën e pensionit, si dhe një serë kërkesash të tjera me rëndësi për jetën e shqiptarëve që punojnë në Greqi.

Ky ishte takimi i dytë me emigrantët brenda dy ditëve, pas atij të organizuar me krijuesit dhe intelektualët në mjediset e Bashkisë së Athinës, me pjesëmarrjen edhe të Ambasadorit të Shqiperisë dhe N/Kryetares së Bashkisë së Athinës.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Vekiareli 7 Filothei 15237,
Athens. GR

Tel / Fax

Tel. +30 210 6876212
+30 2106876213
+30 2106876215
+30 210 6876200
Fax. +30 210 6876223

E-MAIL

embassy.athens@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00
Sektori Konsullor
08.00-14.00