Shqipëria merr sinjale pozitive nga Brukseli, në prag të publikimit të progres raportit të Komisionit Evropian

U zhvillua në Bruksel takimi i Nënkomitetit të 11-të mbi Drejtësinë, Lirinë dhe Sigurinë mes BE-së dhe Shqipërisë. Takimi u bashkëkryesua nga znj. Michela Matuella, Shefe e Njësisë për Shqipërinë dhe Bosnje-Hercegovinën në Drejtorinë e Përgjithshme për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit të Komisionit Evropian (Komisioni) dhe z. Sokol Dedja, Zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Komisioni Evropian vlersoi arritjet e prekshme të Shqipërisë, veçanërisht për Reformën në Drejtësi dhe procesin e vetingut, ku konstatohet progres, për ndërtimin e një sistemi gjyqësor të pavarur, të paanshëm dhe profesional.

Komisioni gjithashtu nënvizoi rëndësinë e konsolidimit të shtetit ligjor, duke nxitur autoritetet shqiptare të vazhdojnë me këtë qasje pozitive, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Komisioni u njoh nga pala shqiptare edhe me rezultatet e prekshme të arritura në luftën kundër kultivimit dhe trafikimit të kanabisit dhe theksoi rëndësinë e finalizimit të themelimit të Prokurorisë së Specializuar kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Gjithashtu u vu theksi edhe te operacionet e suksesshme të kohëve të fundit të policies së shtetit të cilat do të pasohen me hetime, aktakuza dhe dënime përfundimtare ndaj grupeve kriminale.
Theks i veçantë u vu te nevoja për një reformë gjithëpërfshirëse për çështjen e pronës.

Takimi ofroi një mundësi për të vlerësuar progresin e arritur nga Shqipëria vitin e kaluar, edhe në luftën ndaj fenoment të pastrimit të parave, bashkëpunimin policor, azilin, migrimin, menaxhimin e kufijve dhe politikën e vizave, kundër-terrorizmit dhe të drejtat themelore.

Komisioni vuri në dukje edhe rënien e kërkesave për azil nga shtetasit shqiptarë në Shtetet Anëtare të BE-së dhe vendet që zbatojnë Schengenin në vitin 2018 krahasuar me 2017, si dhe u dakordësua që BE dh Shqipëria të bashkepunojne ngushtesisht për të kontrolluar fenomenin e aplikimeve të pabazuara për azil, si dhe rekomandimet e raportit Monyeval mbi luftën kundër pastrimit të parave/financimit të kundër-terrorizmit.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Vekiareli 7 Filothei 15237,
Athens. GR

Tel / Fax

Tel. +30 210 6876212
+30 2106876213
+30 2106876215
+30 210 6876200
Fax. +30 210 6876223

E-MAIL

embassy.athens@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00
Sektori Konsullor
08.00-14.00