Shqipëria kontributore në Koalicionin kundër terrorizmit

68 anëtaret e Koalicionit ndërkombëtar u mblodhën në Washington me ftesë të Sekretarit Tillerson për të rritur dhe konsoliduar aksionin e përbashkët.

Që nga krijimi i Koalicionit global kundër ISIS, Shqipëria ka ofruar kontributin e saj aktiv, politik dhe ushtarak.

Nderojmë sakrificat e partnerëve që janë në linjë të parë të kësaj përpjekjeje në Irak, Siri, Libi, Afganistan dhe Turqi.

Qëndrojmë të vendosur përkrah SHBA-ve dhe aleatëve të tjerë strategjikë në mbështetje të iniciativës amerikane dhe Presidentit Trump për më shumë sinergji, kontribute dhe angazhim për të shkatërruar përfundimisht ISIS dhe mbështetësit e tij, si në terren ashtu dhe në hapësirën dixhitale.

Aksioni ynë për të luftuar kundër terrorizmit mbështetet në parimin e solidaritetit dhe vendosmërisë për kufij më të sigurtë të Aleancës Euro-Atlantike dhe për mbështetjen e partnerëve të Aleancës në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut.

Fokus i veçantë i bisedimeve ishin dhe përpjekjet për të parandaluar radikalizimin dhe rekrutimin e të rinjve përmes masave që përforcojnë kohezionin shoqëror dhe aftësitë rezistuese të komuniteteve.​

Adresa

Ambasada Shqiptare
Vekiareli 7 Filothei 15237,
Athens. GR

Tel / Fax

Tel. +30 210 6876212
+30 2106876213
+30 2106876215
+30 210 6876200
Fax. +30 210 6876223

E-MAIL

embassy.athens@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00
Sektori Konsullor
08.00-14.00