Shqipëria fillon kryesimin e SEECP-së me Ministerialin e Nju Jorkut

kuadër Sesionit 69 Asamblesë Përgjithshme Kombeve Bashkuara, Ministri Bushati kryesoi Këshillin e Ministrave Punëve te Jashtëm vendeve anëtare Procesit Bashkëpunimit Vendeve Evropës Jug-lindore (SEECP).
 
takim morën pjesë Ministrat e Jashtëm 13 vendeve anëtare, Komisioneri Fyle, përfaqësues Presidencës italiane BE-së dhe Këshillit Bashkëpunimit Rajonal (RCC).

këtë aktivitet u përfaqësua për herë parë, si pjesëmarrës me drejta plota dhe kushte barabarta, edhe një delegacioni i Republikës Kosovës.

 Takimi i Nju Jorkut përben një moment veçantë, pasi ai shënon fillimin e kryesimit shqiptar SEECP-së, forumit lartë bashkëpunimit për vendet e Evropës Jug-lindore.

takim u shpallën prioritetet e Kryesisë shqiptare 2014 – 2015 si vijon, cilat janë : forcimi i rolit rajonal SEECP-së, promovimi i dialogut mes vendeve anëtare si një mjet për funksionimin e SEECP-së, si dhe konsolidimi i sektorëve jetikë SEECP. Gjatë takimit u miratua dhe kalendari i aktiviteteve do zhvillohen përgjatë Kryesisë shqiptare.
 
Kryesia shqiptare e SEECP-së përbën një angazhim rëndësishëm politiko-diplomatik, funksion promovimit mëtejshëm rolit e politikës vendit tonë rajon e gjerë

Gjatë kryesisë sonë, Tiranë do zhvillohen disa takime nivelit lartë, ku do marrin pjesë kryetarë shtetesh/qeverish, kryetarë parlamentesh, ministra jashtëm dhe ministra tjerë, sipas prioriteteve presidencës sonë.

Gjithashtu, janë parashikuar një sërë aktivitetesh rajonale në nivel ekspertësh, përfaqësuesish së shoqërisë civile, botës akademike dhe komunitetit të biznesit.

 *** 

Ministri Bushati mori pjesë në takimin që zhvilloi Ndihmës Sekretarja e Shtetit, znj. Victoria Nuland, me përfaqësues nga vendet e Ballkanit Perëndimor. Takimi kishte në fokus koordinimin e ndërveprimit ndaj rrezikut që paraqesin luftëtarët e huaj.

Gjatë këtij takimi, Ministri Bushati u shpreh se: “Shqipëria është krenare që është ndër vendet e para që i janë përgjigjur kësaj sfide dhe ajo është angazhuar me kontribute konkrete, përkrah Shteteve të Bashkuara, si pjesë e koalicionit ndërkombëtar në luftën kundër ISIL”.

Znj. Nuland shprehu vlerësim për kontributin e dhënë nga Shqipëria si një dëshmi në drejtim të ruajtjes së stabilitetit, paqes e prosperitetit në rajonin tonë e më gjerë, në luftë kundër terrorizmit dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut.
 
Në kuadër takimeve dypalëshe që po zhvillon në Nju Jork, Ministri Bushati u takua me  Zv/ Ndihmës Sekretarin  amerikan të Shtetit  Shtetit, z. Hoyt Yee. Gjatë takimit palët vlerësuan marrëdhëniet dypalëshe si të shkëlqyera dhe te një rëndësie parësore strategjike.

Ministri Bushati shprehu angazhimin e qeverisë shqiptare për të qenë partner i vendosur, përkrah SHBA-së, për ruajtjen e stabilitetit, paqes e prosperitetit në rajonin tonë e më gjerë,  si dhe për luftën kundër terrorizmit dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut.

Nga ana e tij, Zv/Ndihmës Sekretari i Shtetit Hojt Hee vlerësoi progresin e Shqipërisë, reformat për forcimin e shtetit ligjor, sundimin e së drejtës në ekonomi dhe avancimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian, duke rikonfirmuar vijimin e mbështetjes për Shqipërinë në të gjitha proceset demokratizuese dhe integruese. Ai shprehu vlerësim për angazhimet konkrete dhe kontributet e Shqipërisë në krah të Shteteve të Bashkuara, në koalicionin ndërkombëtar kundër ISIL, si dhe vlerësoi angazhimin e Shqipërisë në një sërë  sfidash ndërkombëtare, sikundër dhe rolin dinamik dhe konstruktiv të Shqipërisë në rajon.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Vekiareli 7 Filothei 15237,
Athens. GR

Tel / Fax

Tel. +30 210 6876212
+30 2106876213
+30 2106876215
+30 210 6876200
Fax. +30 210 6876223

E-MAIL

embassy.athens@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00
Sektori Konsullor
08.00-14.00