Promovimi i librave për femijë të shkrimtares greke Fotini Thomai Konstandopulu

Ditën e shtunë 28 maj, në ambientet e Ambasadës Shqiptare në Athinë, nën kujdesin e Ambasadës dhe në bashkëpunim me Lidhjen e shkrimtarëve dhe artistëve shqiptarë në Greqi “Litter Art”, u organizua promovimi i katër librave për fëmijë të shkrimtares greke Fotini Thomai Konstandopulu.
Znj. Fotini Konstandopulu, e afirmuar në zhanrin e letërisë për fëmijë, është njëkohësisht punonjëse në shërbimin diplomatik grek, Drejtore e Drejtorisë së Arkivave dhe Muzeut Historik në Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Në këtë aktivitet, merrnin pjesë z. Skënder Demolli, përkthyes në shqip, piktori dhe skulpori i njohur grek Dhimitris Talaganis, ilustrues i librave (fitues i shumë çmimeve ndërkombëtare), aktorja dhe publicisja e njohur greke Titika Sarikuli, shkrimtarë shqiptarë dhe grekë, si dhe, artdashës e të ftuar të tjerë.

Pas prezantimit të shkrimtares dhe punës së saj prej kryetarit të Lidhjes “Litter Art” z. Miho Gjini- Mjeshtër i Madh, znj. Konstandopulu shprehu falenderimet e saj për vlerësimin dhe mikpritjen e ndjerë në këtë ambient. Gjithashtu, ajo vuri theksin në dobinë e njohjes së dy kulturave tona, rëndësinë e kontakteve të tilla, në dobi të miqësisë, fqinjësisë e marrëdhënieve midis dy vendeve.

Aktiviteti u përshëndet nga Ambasadori, z. Dashnor Dervishi.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Vekiareli 7 Filothei 15237,
Athens. GR

Tel / Fax

Tel. +30 210 6876212
+30 2106876213
+30 2106876215
+30 210 6876200
Fax. +30 210 6876223

E-MAIL

embassy.athens@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00
Sektori Konsullor
08.00-14.00