Prezantimi i dy librave të rinj të autorit tetovar, Besim Xhelili

Ne datën 10.05.2016, në mjediset e Ambasadës Shqiptare në Athinë, është organizuar aktivitet mbi prezantimin dhe promovimin e dy librave të rinj të autorit tetovar me banim në Vjenë të Austrisë, Besim Xhelili. Bëhet fjalë për romanin e tij të parë “1803”, i cili sipas autorit do të vazhdojë edhe me dy pjesë, dhe për vëllimin e tij të pestë me poezi “Besa”. Librat në fjalë, janë botuar në mars të këtij viti si dhe promovuar në Takimet Tradicionale Poetike “Pavarësia Poetike 2016”, nën organizim të Lidhjes së Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë të Gjermanisë, dhe muajin e kaluar në Ambasadën e Kosovës në Vjenë.

Në emër të Ambasadës përshëndeti z. Florian Nova, Ministër Fuqiplotë, i cili ka cilësuar se ndjehet shumë i nderuar dhe ka kënaqësinë që në emër të Ambasadorit z. Dashnor Dervishi, t’i përshëndet të pranishmit, duke theksuar se “Ambasada është shtëpia e të gjithëve dhe do të jetë gjithnjë e hapur për aktivitete kulturore dhe letrare”.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Vekiareli 7 Filothei 15237,
Athens. GR

Tel / Fax

Tel. +30 210 6876212
+30 2106876213
+30 2106876215
+30 210 6876200
Fax. +30 210 6876223
Nr. i emergjencave : +30 694165 8183

E-MAIL

embassy.athens@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00
Sektori Konsullor
08.00-14.00