Njoftim

Ambasada e RSH në Athinë, Greqi, shpall fillimin e procesit të aplikimeve për vende vakante në Ambasadë. Të interesuarit duhet të dërgojnë dokumentet e kërkuara me e-mail tek adresa elektronike DBNJ.REK@mfa.gov.al, nga data 16 deri më 30 korrik 2020.

Kushtet që aplikantet duhet të plotësojnë si dhe dokumentet që duhet të dorëzojnë sipas pozicionit janë:

Operator/Specialist
1. Të ketë shtetësi shqiptare;
2. Të zotërojë gjuhën greke;
3. Të ketë mbaruar minimalisht shkollën e mesme;
4. Preferohet më pak se 35 vjeç;
5. Të ketë njohuri bazë të sistemit Microsoft

Dokumentet që duhet të dorëzojë:
1. Kopje të pasaportës shqiptare;
2. Kopje të rezidencës në shtetin grek;
3. Çertifikatë familjare;
4. Diplomë (shkollë e mesme apo e lartë);
5. Dëshmi penaliteti;
6. Çertifikata të tjera që ka aplikanti.

Financier
1. Të ketë shtetësi shqiptare;
2. Të zotërojë gjuhën greke;
3. Të ketë arsimin përkatës për pozicionin e financierit;
4. Të ketë të paktën një vit eksperiencë në profesion;
5. Të ketë njohur bazë të sistemit Microsoft.

Dokumentet që duhet të dorëzojë:
1. Kopje të pasaportës shqiptare;
2. Kopje të rezidencës në shtetin grek;
3. Çertifikatë fmailjare;
4. Diplomë (shkollë e mesme apo e lartë);
5. Dëshmi penaliteti;
6. Çertifikata të tjera që aplikanti mund të zotërojë.

Sanitare
1. Kopje të pasaportës shqiptare;
2. Kopje të rezidencës në shtetin grek;
3. Dëshmi penaliteti.

Shofer
Dokumentacioni:
1. Kopje të pasaportës shqiptare;
2. Kopje të rezidencës në shtetin grek;
3. Dëshmi penaliteti;
4. Kopje të diplomës së shkollës së mesme;
5. Patentë për drejtim automjeti;
6. Të ketë të paktën tre vite eksperiencë në profesion.

Kafaz
Dokumentacioni:
1. Kopje të pasaportës shqiptare;
2. Kopje të rezidencës në shtetin grek;
3. Dëshmi penaliteti.

Faleminderit.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Vekiareli 7 Filothei 15237,
Athens. GR

Tel / Fax

Tel. +30 210 6876212
+30 2106876213
+30 2106876215
+30 210 6876200
Fax. +30 210 6876223
Nr. i emergjencave : +30 694165 8183

E-MAIL

embassy.athens@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00
Sektori Konsullor
08.00-14.00