Njoftim

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Athinë, në vijim të masave të shpallura nga autoritetet dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë për përballimin e situatës së rënduar me përhapjen e koronavirusit, komunikon ndërprerjen e të gjitha shërbimeve konsullore, nga data 13 mars deri në datën 3 prill 2020. Në këto kushte, Ambasada do të ofrojë shërbim vetëm për rastet urgjente.

Kontrolloni në vijimësi profilin tonë në Facebook dhe faqen tonë të internetit për njoftime të mëtejshme lidhur me zhvillimet rreth situatës dhe për zëvendësimin e takimeve të qytetarëve që kanë një takim për pasaportë dhe kartë identiteti gjatë kësaj periudhe kohore me data të reja, menjëherë pas normalizimit të situatës.

Ftojmë të gjithë qytetarët shqiptarë me banim në Greqi, që të ndjekin dhe respektojnë me përpikmëri dhe rigorozitet udhëzimet e autoriteteve për mbrojtjen, parandalimin dhe trajtimin e virusit Covid-19.

Faleminderit!

Adresa

Ambasada Shqiptare
Vekiareli 7 Filothei 15237,
Athens. GR

Tel / Fax

Tel. +30 210 6876212
+30 2106876213
+30 2106876215
+30 210 6876200
Fax. +30 210 6876223
Nr. i emergjencave : +30 694165 8183

E-MAIL

embassy.athens@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00
Sektori Konsullor
08.00-14.00