Nisma "Dhuro Libra", nisi procesi i shpërndarjes së librave për shtetasit shqiptarë që vuajnë heqjen e lirisë në Greqi

Në kuadër të nismës “Dhuro Libra”, nisi procesi i shpërndarjes së librave të parë të dërguar nga Ministri i Shtetit për Diasporën, Ministria e Drejtësisë së Republikës së Shqipërisë, në bashkëpunim me Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Agjencinë Kombëtare për Diasporën dhe Qendrën e Botimeve, të destinuar për shtetasit shqiptarë që vuajnë heqjen e lirisë pranë Institucioneve të Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Greqi, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare, të datës të 21 shkurtit, për ti dhënë mundësinë këtyre shtetasve të lexojnë në gjuhën amtare. Këtij kontigjneti i janë bashkëngjitur edhe donacione nga shoqata shqiptare në Greqi, të cilat i falënderojmë për kontributin dhe gatishmërinë e tyre për t΄i ardhur në ndihmë bashkatdhetarëve tanë.

Përfaqësuesit e Ambasadës u gjendën pranë Departamentit të Grave në "Burgun Korydallos", ku u takuan me Drejtoreshën e këtij institucioni, punonjësit social dhe disa prej shtetasve shqiptare që vuajnë heqjen e lirisë së tyre dhe morën një pasqyrë mbi situatën e pergjithshme, u informuan mbi gjëndjen shëndetësore të shtetasve dhe dëgjuan kërkesat e nevojat e tyre.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Vekiareli 7 Filothei 15237,
Athens. GR

Tel / Fax

Tel. +30 210 6876212
+30 2106876213
+30 2106876215
+30 210 6876200
Fax. +30 210 6876223
Nr. i emergjencave : +30 694165 8183

E-MAIL

embassy.athens@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00
Sektori Konsullor
08.00-14.00