Ministri në detyrë Gent Cakaj merr pjesë në takimin informal të Ministrave të Punëve të Jashtme të BE-së

Në vizitën e parë pas delegimit të kompetencave për ushtrimin e detyrës së Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, mori pjesë në takimin e Ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhe vendeve kandidate, i cili u zhvillua në Bukuresht më 31 janar – 1 shkurt, në kuadër të presidencës rumune të Këshillit të Ministrave të BE-së. Diskutimet u përqendruan në çështjet kryesore të axhendës evropiane dhe ndërkombëtare, sfidat e përbashkëta dhe bashkëpunimin në fushën e politikës së jashtme dhe të sigurisë.

Ministri në detyrë Cakaj, pasi vlerësoi mbështetjen e vendeve anëtare të BE-së në rrugën e integrimit evropian të Shqipërisë, vuri në dukje përpjekjet dhe arritjet e deritanishme në këtë proces, duke shprehur angazhimin e vendosur për forcimin e tyre, si edhe pritshmëritë tona që bisedimet e anëtarësimit të jenë njohje e arritjeve dhe mekanizëm për orientimin e tyre të ardhshëm.

Ai evidentoi gjithashtu rolin proaktiv e konstruktiv të Shqipërisë si faktor stabiliteti në rajon, duke shtuar se në aspektin global, vendi ynë dëshmon me vendosmëri orientimin e tij strategjik euroatlantik dhe linjëzim të plotë me politikën e jashtme dhe të sigurisë të BE-së.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Vekiareli 7 Filothei 15237,
Athens. GR

Tel / Fax

Tel. +30 210 6876212
+30 2106876213
+30 2106876215
+30 210 6876200
Fax. +30 210 6876223

E-MAIL

embassy.athens@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00
Sektori Konsullor
08.00-14.00