Ministri Bushati takon Përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Mogherini dhe Komisionerin Hahn

Gjatë ditës dytë vizitës Bruksel, Ministri Bushati zhvilloi takime me Përfaqësuesen e Lartë për Politikën e Jashtme dhe Sigurisë BE-së, Federica Mogherini dhe me Komisionerin për Politikën e Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn. 

takimin pati Ministri Bushati me znj. Mogherini e njohu mbi ecurinë e reformave shtetndërtuese Shqipëri dhe me punën e qeverisë për adresimin e 5 prioriteteve kyçe. Angazhimi i qeverisë shqiptare për përmbylljen e reformës drejtësi, si dhe efekti i drejtpërdrejtë i saj jo vetëm fushat kanë bëjnë me shtetin ligjor, por edhe reformat lidhen me përmirësimin e klimës biznesit dhe sundimit drejtës ekonomi, ishin fokus këtij takimi

Znj. Mogherini shprehu mbështetjen për përpjekjet shtetndërtuese Shqipëri dhe evidentoi kontributin kanë këto refoma për një proces dinamik dhe efikas rrugëtimin evropian vendit dhe vlerësoi angazhimin për vijuar me vendosmëri përmbylljen e reformës drejtësi. Ajo vlerësoi rolin proaktiv dhe konstruktivitetin e Shqipërisë rajon, si dhe linjëzimin e plotë politikës sonë jashtme me atë BE-së.

Duke u ndalur në bashkëpunimin rajonal, Ministri Bushati u shpreh se: "përpjektjet mes vendeve të Ballkanit Perëndimor nxjerrin në pah nevojën për mbështetjen financiare dhe angazhimin e BE-së për konsolidimin e një zhvillimi të qendrueshëm, si dhe për të përmbushur angazhimet në kuadër të Procesit të Berlinit".  

Duke u ndalur në sfidat e sigurisë dhe krizën e refugjatëve me të cilat përballet sot BE dhe vendet e Ballkanit Perëndimor, u evidentua nevoja që momente të tilla të shfrytëzohen për të siguruar mbarëvajtjen e proceseve modernizuese dhe shtetndërtimit demokratik në rajonit tonë.

Në takimin me Komisionerin për Politikën e Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn, Ministri Bushati evidentoi rëndësinë që ka politika e zgjerimit të BE-së për ecurinë e reformave, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në vendet e tjera të rajonit si një projekt gjeostrategjik dhe politik. Ai theksoi se politika e zgjerimit e BE-së është një instrument që nxit modernizimin, demokratizimin dhe stabilitetin e vendeve të rajonit. 

Pasi e njohu Komisionerin Hahn me ecurinë e reformave të ndërmarra në Shqipëri, kryesisht në sundimin e së drejtës, Ministri Bushati theksoi gatishmërinë e vendit për të kaluar në një fazë të re, atë të hapjes së negociatave për anëtarësim. 

Komisioneri Hahn vlerësoi rolin stabilizues dhe dinamik të Shqipërisë në rajon dhe shprehu besimin se angazhimet në kuadër të Procesit të Berlinit do të mundësojnë një lidhje më të mirë për vendet e Ballkanit. Në kuadër të agjendës integruese, Komisioneri Hahn do të vizitojë Tiranën në fund të muajit mars për takimin e radhës të Dialogut të Nivelit të Lartë Shqipëri-BE. Gjithashtu, ai do të marrë pjesë në takimin e Ministrave të Jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor që do të organizohet në Tiranë me iniciativën e vendit tonë.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Vekiareli 7 Filothei 15237,
Athens. GR

Tel / Fax

Tel. +30 210 6876212
+30 2106876213
+30 2106876215
+30 210 6876200
Fax. +30 210 6876223

E-MAIL

embassy.athens@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00
Sektori Konsullor
08.00-14.00