Ministri Bushati merr pjesë në Samitin e Vjenës

Ministri i Punëve Jashtme, z. Ditmir Bushati, po merr pjesë punimet e Samitit Vjenës për Ballkanin Perëndimor, si pjesë e delegacionit Republikës Shqipërisë kryesohet nga Kryeministri z. Edi Rama, përbërje cilit edhe Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, z. Arben Ahmetaj.

Ky samit, i cili zhvillohet vijim Samitit Berlinit vitit kaluar, synon veçanërisht avancimin e agjendës ndërlidhjes infrastrukturore, rrugore dhe energjetike, midis vendeve rajonit dhe BE-së, thellimin e bashkëpunimit për çështje kanë bëjnë me arsimimin, kualifikimin, punësimin dhe lëvizshmërinë e rinisë, trajtimin e problematikës marrëdhëniet dypalëshe, si dhe sfidave me cilat përballen bashkërisht vendet e Ballkanit Perëndimor dhe ato BE.

Në ditën e parë aktiviteteve Vjenë, kushtuar rolit shoqërisë civile, Ministri Bushati mori pjesë punimet e sesionit parë ku u diskutua mbi temën "Roli i BE-së zgjidhjen e problematikave dypalëshe Ballkanin Perëndimor prekin ardhmen e proceseve integruese".

Në fjalën e tij, Ministri Bushati evidentoi se:  "Çështjet bilaterale në të shkuarën kanë ngadalësuar ose kanë penguar procesin e anëtarësimit duke vënë në dyshim besueshmërinë dhe parashikueshmërinë e këtij procesi. Për të shmangur të gjitha paqartësitë është e domosdoshme që trajtimi i çështjeve bilaterale të bëhet në fazë të hershme, duke kombinuar mekanizmat e zgjidhjes me instrumente nxitës, duke përfshirë instrumente mbështetës për zhvillimin ekonomik.".

Gjatë ditës së sotme, Kryeministri z. Edi Rama do të marrë pjesë në Forumin e Shoqërisë civile ku do të diskutohet mbi bashkëpunimin rajonal dhe rolin e shoqërisë civile. Gjate takimit, do të promovohet, gjithashtu, marrëveshja për hapjen e zyrës së bashkëpunimit rinor rajonal, iniciative kjo, e ndërmarrë nga Kryeministrat Rama dhe Vucic.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Vekiareli 7 Filothei 15237,
Athens. GR

Tel / Fax

Tel. +30 210 6876212
+30 2106876213
+30 2106876215
+30 210 6876200
Fax. +30 210 6876223

E-MAIL

embassy.athens@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00
Sektori Konsullor
08.00-14.00