Ministri Bushati merr pjesë në punimet e sesionit të 28 të Këshillit për të Drejtat e Njeriut

Ministri Bushati merr pjesë punimet e sesionit 28 Këshillit për Drejtat e Njeriut

kuadër anëtarësimit për herë parë Republikës Shqipërisë KDNJ për periudhën 2015-2017, Ministri Bushati mori pjesë segmentin e debatit politik sesionit 28 Këshillit për Drejtat e Njeriut, i cili po zhvillon punimet Gjenevë.

Shqipëria mbetet e përkushtuar për promovimin dhe mbrojtjen e drejtave dhe lirive themelore njeriut, si dhe mbështet integrimin e dimensionit drejtave njeriut gjithë politikat e Kombeve Bashkuara.

fjalën e tij gjatë segmentit debatit politik, Ministri Bushati vlerësoi kontributin dhe vlerat e Këshillit dhe Komisionierit Lartë për drejtat e njeriut mbrojtjen, promovimin dhe respektimin e tyre kudo botë dhe paraqiti angazhimet e vendit tonë këtë fushë. Ministri u ndal objektivat e Shqipërisë, si anëtare e KDNJ-së, sa i përket respektimit drejtave pakicave, shtetit ligjor, luftës kundër korrupsionit, angazhimit për ulur pabarazinë gjinore dhe promovimit e mbrojtjes drejtave fëmijëve, përputhje me angazhimet ndërkombëtare.

fjalën e tij, Ministri Bushati theksoi forcën e harmonisë fetare Shqipëri, si një model inkurajues, i vlerësuar edhe gjate vizitës se Papa Franceskut Tiranë. Duke iu referuar fenomenit dhunës emër te besimit, Ministri Bushati vlerësoi se liria e besimit nuk duhet përdorur kurrë si pretekst për veprime kundër dinjitetit dhe lirive themelore njeriut.

Gjatë qëndrimit tij Gjenevë, Ministri Bushati zhvilloi një takim me Ministrin e Punëve Jashtme Algjerisë, z. Ramtane Lamamra. Gjatë këtij takimi palët diskutuan mbi forcimin e bashkëpunimit dypalësh dhe inkurajimin e shkëmbimeve te vizitave mes dy vendeve. Dy ministrat diskutuan mbi zhvillimet vendet dhe rajonet përkatëse, si dhe ndanë pikëpamje mbi sfidat e përbashkëta sigurisë. Ministri Lamamra ftoi Ministrin Bushati zhvillojë një vizitë Algjeri.

***

Fjala e plotë e Ministrit Bushati ne sesionin e 28 të KDNJ-së

 

Z. President,

Komisioneri i Lartë,

Shkëlqesi,

Zonja dhe Zotërinj,

Është një nder dhe privilegj për mua t'i drejtohem sot Këshillit për të Drejtat e Njeriut, në cilësinë e Ministrit të Punëve të Jashtme të një prej anëtarëve të saj më të rinj. Me këtë rast, do doja të falënderoja të gjithë ata që mbështetën kandidaturën e Shqipërisë. Anëtarësimi në Këshillin e të Drejtave të Njeriut nënkupton për Shqipërinë njohjen e rrugës të gjatë që vendi ynë ka ndërmarrë në drejtim të realizimit të parimeve të lirisë, të drejtave të njeriut dhe demokracisë, parime themelore që 25 vjet më parë dukeshin të pamundura për t’u realizuar.

Prandaj, anëtarësimi në Këshillin është një stimul i fortë për ne, që të vazhdojmë me vendosmëri rrugën për ndërtimin e një shoqërie të hapur dhe demokratike.

Sot, Shqipëria flet gjuhën e konventave për të drejtat e njeriut, flet për mbrojtjen e jetës dhe heqjes së dënimit me vdekje, lirinë e shprehjes dhe të drejtën për informim, garantimin e jetës private dhe familjare të një procesi të rregullt ligjor, ndalimin e diskriminimit, të torturës, skllavërisë dhe punës së detyruar dhe shumë të drejta të tjera themelore të njeriut.

Zonja dhe Zotërinj,

Më lejoni të them disa fjalë për prioritetet tona gjatë anëtarësimit të Shqipërisë në këtë Këshill.

Shqipëria mban qëndrim të fortë për heqjen e dënimit me vdekje, por, ndërsa shumica e shteteve kundërshtojnë dënimin kapital dhe prirja globale vazhdon të lëvizë në këtë drejtim, ka disa pengesa shqetësuese. Objektivi ynë mbetet arritja e një marrëveshjeje botërore  për t’i dhënë fund praktikës së padrejtë të dënimit me vdekje. Në këtë drejtim, Shqipëria vlerëson se hapi i parë që duhet ndërmarrë është heqja e dënimit kapital ndaj të miturve.

Një tjetër prioritet kryesor është promovimi dhe mbrojtja e të drejtave të fëmijëve. Nelson Mandela ka thënë se "nuk ka mënyrë më të mirë për të njohur shpirtin e një shoqërie sesa të shohësh mënyrën se si ajo i trajton fëmijët e saj." Sidoqoftë, ne jetojmë në një kohë ku fëmijët luftojnë me varfërinë, kequshqyerjen, analfabetizmin, dhunën dhe abuzimin, shfrytëzimin dhe neglizhimin, pengesat për praktikimin e kulturës së tyre, dhe shumë më tepër. Shpërthimi Ebolës në Afrikën perëndimore dhe efektet e saj, veçanërisht shkatërruese mbi fëmijët, duhet të shërbejnë si një alarm për të gjithë ne dhe si një kujtesë e rrugës së gjatë që ende kemi përpara, si një komunitet ndërkombëtar ku të drejtat e fëmijës janë në rrezik.

Barazia gjinore është një tjetër prioritet i qeverisë shqiptare. Qëllimi ynë është të forcojmë mekanizmat institucionale dhe ligjore; për fuqizimin ekonomik dhe shoqëror të grave, për rritjen e rolit të tyre politik dhe publik në proceset e vendimmarrëse. Këto hapa janë të rëndësishëm për të ndaluar dhunën kundër grave dhe për t'i dhënë fund diskriminimit në të gjitha format e tij. Qeveria shqiptare ka futur kuota gjinore për të siguruar pjesëmarrjen dhe përfaqësimin e grave në politikë. Ne kemi miratuar edhe rregulloren për “buxhetimin gjinor të përgjegjshëm”, në të gjitha buxhetet e qeverisjes qendrore dhe vendore.

Në të njëjtën kohë, qeveria shqiptare është e përkushtuar për të promovuar dhe mbrojtur të drejtat e të gjithëve, duke përfshirë fëmijët, të moshuarit, personat me aftësi të kufizuar, si dhe grupet e margjinalizuara, siç janë romët. Ne jemi të angazhuar për të përmirësuar kuadrin ligjor, institucional dhe politik për respektimin dhe mbrojtjen e të drejtave të pakicave, qofshin ato në sferat e jetës politike, ekonomike, sociale, kulturore apo fetare, në përputhje me detyrimet tona ndërkombëtare.

E njëjta gjë është e vërtetë për mbrojtjen e pakicave kombëtare, të cilat mund të jenë një mjet i besueshëm për ndërtimin e urave të miqësisë mes vendeve fqinje. Shqipëria i kushton rëndësi të madhe marrëdhënieve të mira, tolerancës, bashkëpunimit, bashkëjetesës dhe mirëkuptimit me pakicat kombëtare.

Z. President,

Qeverisja e mirë, e ndërtuar mbi një partneritet midis qeverisë dhe qytetarëve të saj, është me rëndësi jetike për të gjitha shoqëritë demokratike. Ajo përfshin shumë më shumë se fuqia e shtetit apo forca e vullnetit të saj politik. Qeveritë janë më efikase kur njerëzit janë të lirë të shprehin mendimet apo ankesat e tyre, të organizohen dhe t’i kërkojnë llogari autoriteteve. Në këtë drejtim, organizatat e shoqërisë civile dhe mbrojtësit e të drejtave të njeriut janë partnerë të rëndësishëm në përpjekjet tona për të ndërtuar shoqëri gjithëpërfshirëse të forta dhe të begata.

Shqipëria iu nënshtrua për herë të parë Rishikimit Periodik Universal (UPR) në vitin 2009 dhe sërish në vitin 2014. Për ne, kjo ishte një mundësi për të paraqitur veprimet e ndërmarra për përmirësimin e situatës së të drejtave të njeriut në Shqipëri dhe për të ndarë praktikat më të mira. Procesi ishte veçanërisht i rëndësishëm në lidhje me aspektet teknike të zbatimit të rekomandimeve, por edhe në aspektin politik, duke forcuar angazhimin e qeverisë shqiptare në promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Rekomandimet e propozuara nga shtetet e ndryshme gjatë dialogut interaktiv që zhvillohet në këtë sallë, janë bërë pjesë integrale e punës së përditshme të institucioneve tona, ndërsa ne përpiqemi të përmirësojmë standardet e të drejtave të njeriut. Në këtë drejtim, jemi zotuar gjithashtu për një raportim të vazhdimësisë të afatmesëm.

Si anëtare e Këshillit, Shqipëria do të bëjë çmos për të promovuar mekanizmin e Rishikimit Periodik Universal (UPR), si një mundësi e të gjitha vendeve për të deklaruar veprimet e ndërmarra prej tyre me qëllim përmirësimin e situatës së të drejtave të njeriut në vendet përkatëse dhe për të përmbushur detyrimet e tyre.

Zonja dhe zotërinj,

Vlera e bashkëjetesës dhe harmonisë fetare është e skalitur në shpirtin e shqiptarëve prej shekujsh. Ai që sot në shumë vende duket si një projekt i  pamundur për t’u realizuar, praktikohet me sukses në vendin tonë. Unë besoj se ky fakt na vendos ne në një pozitë prej nga ku mund te japim një kontribut të vyer për punën e këtij Këshilli. Gjatë vizitës së tij në Shqipëri, në shtatorin e vitit që shkoi, Papa Françesku tha: “Askush nuk duhet të guxojë ta përdorë fenë si pretekst për të kryer veprime që cenojnë dinjitetin njerëzor dhe shkojnë kundër të drejtave themelore të çdo njeriu.” Ky vrojtim merr një domethënie të veçantë përballë barbarive të kryera nga ISIL në emër të fesë, ashtu sikundër na rikujton se në luftën tonë kundër kësaj të keqeje të madhe ne nuk duhet të harrojmë gjënë më të rëndësishme: respektin për të drejtat dhe liritë themelore të njeriut.

Vendi im ishte ndër të parët që iu bashkua përgjigjes ndërkombëtare kundër ISIL-it Ne kemi bashkë-sponsorizuar Rezolutën 2178 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së në vitin 2014, dhe javën që shkoi, në cilësinë e Kryetarit të radhës së Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore, ne morëm iniciativën për miratimin, në nivel ministrash, të një deklarate që dënon terrorizmin në të gjitha format e tij.

Zoti President,

Shqipëria ka besim tek Këshilli i të Drejtave të Njeriut dhe aftësia e tij për t’u përballur me situatat emergjente të shkeljes së të drejtave të njeriut kudo në botë. Shkeljet e rënda dhe sistematike të të drejtave të njeriut në Siri dhe në Republikën Popullore Demokratike të Koresë nuk tregojnë shenja zbutjeje. Situata e zymtë dhe në përkeqësim me të cilën përballemi në Libi meriton vëmendjen e plotë të këtij Këshilli. Nuk mundem të mos ndalem gjithashtu dhe tek situata në Ukrainë, ku një sërë marrëveshjesh dhe armëpushimesh janë përzierë me akte dhune që shpeshherë shënjestrojnë popullsinë e pafajshme civile. Ne nuk kemi luksin t’i lejojmë këto situata të rënda të kthehen në çështje të rendit të ditës vit pas viti.

Shkëlqesi,

Ky vit shënon 800 vjetorin e Magna Carta-s, një gur themeli për liritë, i cili ka frymëzuar dokumente të panumërta, përfshirë dhe Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut. E megjithatë, të drejtat e njeriut as nuk mbrohen e as nuk promovohen vetëm me deklarata dhe zotime. Ato kërkojnë veprime konkrete dhe institucione e mekanizma funksionalë. 

Në këndvështrimin tonë, Këshilli i të Drejtave të Njeriut – me nxitjen e vazhdueshme dhe promovimin e patundur të mbrojtjes së të drejtave të njeriut kudo në botë – është një nga organizmat më të rëndësishëm të OKB-së.

Më lejoni të ripërsëris vendosmërinë e Shqipërisë për të qëndruar e palëkundur në mbështetjen e vlerave të Këshillit të të Drejtave të Njeriut dhe angazhimin e saj për të marrë pjesë në mënyrë aktive në këtë Këshill, duke u angazhuar në nisma të orientuara drejt rezultateve dhe duke mbrojtur të drejtat e njeriut.

Faleminderit!

Adresa

Ambasada Shqiptare
Vekiareli 7 Filothei 15237,
Athens. GR

Tel / Fax

Tel. +30 210 6876212
+30 2106876213
+30 2106876215
+30 210 6876200
Fax. +30 210 6876223

E-MAIL

embassy.athens@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00
Sektori Konsullor
08.00-14.00