Ministri Bushati merr pjesë në Ministerialin e BSEC

Ministri Bushati mori pjesë sot takimin e 31-të Këshillit Ministrave Punëve Jashtme vendeve anëtare Organizatës Bashkëpunimit Ekonomik Detit Zi (BSEC), u mbajt Selanik Greqisë.

Takimi analizoi zhvillimet fundit rajonin e Detit Zi dhe zhvillimet kryesore shënuara gjatë kryesisë gjashtë mujore Greqisë këtë  organizatë rajonale

fjalën e tij, Ministri  Bushati  theksoi angazhimin maksimal Shqipërisë për bashkëpunim rajonal gjithë fushat përbëjnë interes. "Ushtrimi i njëkohshëm i dy presidencave nismat rajonale, përkatësisht SEECP dhe A5, si dhe mbyllja disa muaj parë e presidencës AII, ilustrojnë miri këtë angazhim rajonal Shqipërisë", u shpreh Ministri

Ky takim vjen pas takimit mbajtur Nju Jork dhe i shërben forcimit organizatës dhe dimensionit gjeostrategjik rajonal, si dhe promovimit projekteve përbashkëta infrastrukturore. 

Në këtë kontekst, Ministri Bushati u shpreh se “është e rëndësishme që BSEC të rrisë efektivitetin dhe bashkëpunimin me organizma të tjera dhe BE-ja duhet të jetë një partner i natyrshëm i BSEC. Ngritja së fundmi e Njësisë së Menaxhimit të Projekteve në Organizatë do t’i shërbejë realizmit të projekteve të përbashkëta që do të ngushtojnë diferencat mes vendeve anëtare”. 

Në fund të këtij aktiviteti u miratuan disa rezoluta që kanë të bëjnë me fuqizimin e veprimtarive të orientuara nga projektet, rritjen e efikasitetit në organizatë, si dhe përmirësimin e marrëdhënieve të BSEC me organizmat e  tjerë satelit të tij, të tilla si BSTDB,PABSEC dhe ICBSS. 

Gjatë takimit të Këshillit të Ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi ( BSEC), Ministri Bushati zhvilloi takime me homologë të vendeve anëtare të BSEC si dhe me Presidentin e Bankës së Tregtisë dhe Zhvillim të Detit te Zi, BSTDB. 

Takimi u mbyll me transferimin e kryesisë Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi ( BSEC) tek Moldavia.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Vekiareli 7 Filothei 15237,
Athens. GR

Tel / Fax

Tel. +30 210 6876212
+30 2106876213
+30 2106876215
+30 210 6876200
Fax. +30 210 6876223

E-MAIL

embassy.athens@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00
Sektori Konsullor
08.00-14.00