Ministri Bushati dhe Zëvendësministrja e Punëve të Brendshme Gjebrea marrin pjesë në ministerialin e BE-së mbi krizën e refugjatëve

Ministri i Punëve Jashtme, z. Ditmir Bushati, dhe Zëvendësministrja e Punëve Brendshme, znjElona Gjebrea, morën pjesë Ministerialin e posaçëm BE-së kushtuar krizës refugjatëve, i cili u zhvillua Luksemburg, me ftesë z. Jean Asselborn, Ministër i Punëve Jashtme, Çështjeve Evropiane, Emigracionit dhe Azilit i Luksemburgut, dhe znj. Federica Mogherini, Përfaqësuese e Lartë e Bashkimit Evropian për Çështjet e Jashtme dhe Sigurisë.

këtë takim morën pjesë ministrat e jashtëm dhe brendshëm vendeve anëtare BE-së, Ballkanit Perëndimor, Turqisë, Libanit, Jordanisë, si dhe Zvicrës, Norvegjisë, Lihtenshtajnit dhe Islandës

Gjatë fjalës tij, Ministri Bushati u shpreh se: “Kjo është një krize ka vetvete kriza  ndërlidhura, një krizë humanitare det dhe tokë mbart me vete dhe rreziqe për çështje sigurisë, si dhe një krize financiare me  cilën duhet përballen vendet e prekura nga vala e refugjatëve. Kjo ndërthurje krizash sfidon aftësitë reaguese vendeve  Ballkanit Perëndimor, si vende tranziti, por pavarësisht dyndjeve kufijtë e tyre, vendet e rajonit kanë dëshmuar gjatë kësaj krize se i kanë qëndruar me besnikëri vlerave evropiane”.  

Me tej Ministri Bushati u shpreh se: "në kuadër të përpjekjeve kolektive për t'iu përgjigjur krizës së refugjatëve, Shqipëria ka përgatitur një plan emergjence duke vlerësuar kapacitetet ekzistuese si dhe nevojat në rast se prekemi nga ky fenomen".  

Duke rikujtuar eksodin kosovar në fund të viteve 90, kur Shqipëria hapi dyert për qindra mijëra refugjatë nga Kosova, Ministri Bushati, në fjalën e tij, theksoi nevojën për të trajtuar dhe për të adresuar bashkërisht krizën e krijuar nga flukset e emigrantëve që kërkojnë të arrijnë në BE përmes Ballkanit Perëndimor. Në situata të tilla, tha ai, ndjenja e solidaritetit duhet të mbizotërojë.

Në fund të takimit, Ministrat miratuan me unanimitet deklaratën qe përcjell vullnetin e përbashkët të vendeve të BE-së, Ballkanit Perëndimor, Turqisë, Libanit dhe Jordanisë për përballimin e sfidave të përbashkëta të krizës emigratore si partnere, duke iu përgjigjur me solidaritet nevojës për një bashkëpunim konkret dhe kthimin e përgjegjësisë kolektive në veprime kolektive.

Respektimi  i detyrimeve ndërkombëtare dhe i të drejtave të njeriut në dhënien e ndihmës dhe mbrojtjes ndërkombëtare për refugjatët, forcimi i sigurisë nëpërmjet menaxhimit efikas të kufijve dhe lufta kundër krimit të organizuar si dhe mbështetja e komuniteteve pritëse dhe vendeve të tranzitit përbëjnë shtyllat kryesore te bashkëpunimit të dakordësuara ne këtë deklaratë.
 

Shënim: Si më poshtë linku i deklaratës së konferencës së nivelit të lartë:

http://www.consilium.europa.eu/en/press/press-releases/2015/10/08-western-balkans-route-conference-declaration/

Adresa

Ambasada Shqiptare
Vekiareli 7 Filothei 15237,
Athens. GR

Tel / Fax

Tel. +30 210 6876212
+30 2106876213
+30 2106876215
+30 210 6876200
Fax. +30 210 6876223

E-MAIL

embassy.athens@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00
Sektori Konsullor
08.00-14.00