Mbi takimin e tretë të komitetit të përbashkët të eksperteve Shqipëri – Greqi

Në një klimë të përzemërt u mbajt dje takimi i tretë i Komitetit të Përbashkët të Ekspertëve (KPE) midis Shqipërisë dhe Greqisë, në sallën Ellie Pappa të Ministrisë së Arsimit. Qëllimi i KPE, i kryesuar nga Zv/ministri i Arsimit, Kërkimeve dhe Çështjeve Fetare, z. Konstantinos Zouraris, me bashkë-kryetare, homologen e tij znj. Nora Malaj, ishte shqyrtimi i mënyrës me të cilën paraqiten historia, gjeografia, letërsia, kultura dhe ekonomia në tekstet e të dy vendeve, në mënyrë që ato të përputhen me frymën e UNESCO-s dhe të Këshillit të Europës.

Pas përfundimit të punimeve së KPE, dy bashkë-kryetarët nënshkruan tekstin e konkluzioneve, në të cilin ky takim karakterizohet si mjaft konstruktiv, pasi të dyja palët ranë dakord mbi të gjitha çështjet e axhendës së paracaktuar.

Për më tepër dy delegacionet punuan së bashku në hartimin e një plani të ardhshëm ku përshkruhen veprime konkrete, të tilla si shkëmbimi i kurrikulave të detajuara, dërgimi i komenteve e sugjerimeve përkatëse, ashtu si dhe emërimi i anëtarëve të Komitetit si përgjegjës për koordinimin në fushën e shkëmbimit të informacioneve. Së fundi, dy delegacionet ranë dakord që takimi i radhës të mbahet në Tiranë muajin maj të vitit të ardhshëm.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Vekiareli 7 Filothei 15237,
Athens. GR

Tel / Fax

Tel. +30 210 6876212
+30 2106876213
+30 2106876215
+30 210 6876200
Fax. +30 210 6876223

E-MAIL

embassy.athens@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00
Sektori Konsullor
08.00-14.00