Mbi takimet me përfaqësues të komunitetit shqiptar në Greqi

Z. Aleks Jaso, Ministër Këshilltar i Ambasadës së RSH-së në Athinë dhe znj. Joneda Dodaj, Oficere Koordinuese për Diasporën, zhvilluan një serë takimesh me përfaqësues të komunitetit shqiptar në Greqi, në frymën e rritjes së bashkëpunimit dypalësh.
 
Biseda u përqendrua në çështjet si më poshtë:
 
- Mbi problematikat e identifikuara brenda komunitetit dhe hapësirat e zgjidhjeve të mundshme së tyre nëpërmjet një bashkëpunimin dypalësh;
- Shkëmbim mendimesh/idesh të palëve mbi zgjidhjen e këtyre problematikave;
- Perspektiva dhe zhvillimi i komunitetit shqiptar në Greqi;
- Roli i gruas, potencialet në shoqërinë sociale dhe mbrojtja e të drejtave të saj;
- Rritja e bashkëpunimit me institucionet e shtetit amë dhe pritës për lehtësimin e problematikave të shprehura të komunitetit.
Në këto takime kanë marrë pjesë:
- Z. Altin Dhana, Kryetar i Shoqatës së Takstistëve shqiptarë në Greqi, dhe Xhuliano Prendi, Sekretar i Përgjithshëm i shoqatës
- Znj. Agapi Gjika, Kryetare e “Lidhjes së Gruas Shqiptare” në Greqi (Σύνδεσμος Αλβανίδων Γυναικών στην Ελλάδα)
- Znj. Mirjana Hasalla, Kryetare e “Lidhjes së Gruas Shqiptare” në Greqi (Ένωση Aλβανίδων Γυναικών στην Ελλάδα), dhe Enilda Granolli, Sekretare e Shoqatës
- Z. Lul Cina, Kryetar i Lidhjes së Shoqatave shqiptare të Kretës dhe z. Kristo Dule, Sekretar
- Z. Dritan Malvataj, Kryetar i Shoqatës së Emigrantëve shqiptarë në Rethimno
- Z. Gëzim Muça, Kryetar i Shoqatës së Emigrantëve shqiptarë Kasteli-Kisamo dhe z. Elvir Belba, Nënkryetar
- Z. Sokol Gjoka, Kryetar i shoqatës “Komuniteti Shqiptar Rethimno”
- Z. Vangjel Halilaj, Kryetar i Shoqatës “Bashkimi Shqiptar Iraklio” dhe znj. Drane Dedaj, Sekretare
 
Përfaqësuesit e Ambasadës janë shprehur të gatshëm për ti ardhur në ndihmë komunitetin shqiptar dhe siguruan mbështetjen e tyre në këtë drejtim.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Vekiareli 7 Filothei 15237,
Athens. GR

Tel / Fax

Tel. +30 210 6876212
+30 2106876213
+30 2106876215
+30 210 6876200
Fax. +30 210 6876223
Nr. i emergjencave : +30 694165 8183

E-MAIL

embassy.athens@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00
Sektori Konsullor
08.00-14.00