Mbi prezantimin e projektit Shërbimi Konsullor Online

Të dashur bashkëatdhetarë,

Ditën e premte, më 3 mars në orën 11.00, Ministri i Punëve të Jashtme i Shqipërisë do të zhvillojë një takim me emigrantët shqiptarë që jetojnë në Greqi.

Takimi do të zhvillohet në hotel Novus, rruga Karolou 23, në sheshin Karaiskaqi.

Jeni të ftuar në një bashkëbisedim konstruktiv për çështje që lidhen drejtpërdrejt me jetën e emigrantëve shqiptarë në Greqi dhe prezantimin e Shërbimit Konsullor Online. Kërkojmë ndjesë për orën jo shumë të përshtatshme, e imponuar për shkak të axhendës tepër të ngjeshur të zotit Bushati.

Jeni të mirëpritur!

Adresa

Ambasada Shqiptare
Vekiareli 7 Filothei 15237,
Athens. GR

Tel / Fax

Tel. +30 210 6876212
+30 2106876213
+30 2106876215
+30 210 6876200
Fax. +30 210 6876223

E-MAIL

embassy.athens@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00
Sektori Konsullor
08.00-14.00