Mbi prezantimin e-konsullata

Më datë 16 tetor 2016, në ambientet e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Athinë, Konsullja e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë, znj. Enkeleda Riza, bëri prezantimin e  aplikacionit e-Konsullata, i cili u ofron shtetasve shqiptarë dhe jo vetëm, lehtësim në marrjen e informacionit për shërbimet konsullore.

Në këtë takim pati një interes të gjerë nga të pranishmit si dhe u drejtuan pyetje dhe u bënë prova mbi këtë aplikacion dhe shërbimet që ai ofron.

Gjithashtu një diskutim të gjerë pati edhe mbi problemet e ndryshme konsullore, si martesat ndërmjet shtetasve shqiptarë dhe atyre me dy shtetësi, si dhe mbi regjistrimin e emrave  të fëmijëve të lindur në Greqi me prindër pa leje qëndrimi në Greqi ose me nje prind me leje qëndrimi në Greqi. Për të gjitha pyetjet e drejtuara, qytetarët morën shpjegimet përkatëse.

Në këtë takim u diskutua edhe mbi përgatitjet dhe pjesmarrjen në Samitin e Diasporës që do të zhvillohet në Tiranë, brenda këtij viti.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Vekiareli 7 Filothei 15237,
Athens. GR

Tel / Fax

Tel. +30 210 6876212
+30 2106876213
+30 2106876215
+30 210 6876200
Fax. +30 210 6876223

E-MAIL

embassy.athens@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00
Sektori Konsullor
08.00-14.00