Mbi ceremoninë e hapjes së ekspozitës personale të artistit shqiptar Adrian Paci me titull "PopolodisenzaParola"

Një ndër Galeritë më prestigjoze dhe nga më të vizituarat të Athinës, Galeria "Kalfayan", prezantoi për artëdashësit grekë, shqiptarë dhe të huaj, ekspozitën personale të artistit shqiptar Adrian Paci me titull "PopolodisenzaParola". Kjo është ekspozita e tij e dytë personale në këtë Galeri.
 
Në ceremoninë e hapjes së ekspozitës ishte e pranishme Ambasadorja e RSh-së në Greqi, znj. Luela Hajdaraga, e shoqëruar nga Oficerja e Diasporës, znj. Joneda Dodaj.
 
Ai u prezantua në këtë ekspozitë me një seri skulpturash dhe qilimesh të rinj të endur prej leshi, të cilat janë thurur në tezgjah nga një komunitet artizanal i grave, i krijuar në vitet 1990 në Shkodër. Motivi mbizotërues në skulptura dhe qilima i referohet dizenjove të artistit bazuar në faqet e fletoreve që i përkisnin Maurizios, një njeriu me sindromën Asperger, i cili vazhdimisht dhe sistematikisht mbante shënime të shkruara me dorë në gjuhën e tij ‘‘enigmatike’’.
 
Artisti Paci fokusohet në fuqinë dhe rolin socio-politik të 'gjuhës' dhe veprat e tij pasqyrojnë një hapësirë vibruese plot sfida, një hapësirë midis asaj që thuhet, asaj që nënkuptohet dhe asaj që ndonjëherë nuk shfaqet qëllimisht. Përvojat e tij si mërgimtar zënë një vend qendror në punën e tij. Veprat e tij shpesh i referohen temave të zhvendosjes, ndarjes dhe kujtesës dhe janë formuar nga një simpati emocionale për individin. Artisti i shndërron momentet ekzistenciale të jetës njerëzore në imazhe mahnitëse dhe të përjetshme.
 
Galeria do të qëndroj e hapur deri më 15 tetor 2022.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Vekiareli 7 Filothei 15237,
Athens. GR

Tel / Fax

Tel. +30 210 6876212
+30 2106876213
+30 2106876215
+30 210 6876200
Fax. +30 210 6876223
Nr. i emergjencave : +30 694165 8183

E-MAIL

embassy.athens@mfa.gov.al
Zyra Konsullore

consulate.athens@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00
Sektori Konsullor
9:00-14:30