Mbi aktivitetin festiv me rastin e 10-vjetorit të Shtëpisë shqiptare "Porta" në Athinë

Më 04.11.2017, në Athinë u mbajt aktiviteti festiv me rastin e 10-vjetorit të Shtëpisë shqiptare “Porta” në Athinë.

 

Të pranishëm ishin nxënës dhe mësues të kësaj shkolle, themeluesit e saj bashkëshortët amerikanë Bob dhe Janice Newell, të cilët më pas ia kaluan drejtimin e kësaj shkolle z. Bledar Mile, si dhe përfaqësues të shkollave të ndryshme të mësimit plotësues të gjuhës shqipe, shoqatave shqiptare, prindër dhe dashamirës të Shqipërisë.

 

Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Greqi, Znj. Ardiana Hobdari, e pranishme në aktivitet, në fjalën përshëndetëse tha se ndjehej e privilegjuar dhe e lumtur që festoheshin aktivitete të përmasave të tilla duke falenderuar themeluesit e shkollës si dhe të gjithë kontributorët e aktivitetit. Ajo siguroi mbështetjen e vazhdueshme të Ambasadës, e cila theksoi ajo është një shtëpi e hapur për të gjithë shqiptarët në Greqi. Nisma të tilla, pranë qëndrave ku mësohet gjuha shqipe janë mundësi e mirë jo vetëm për ruajtjen e gjuhës shqipe por edhe kultivimin dhe ruajtjen e kulturës shqiptare në tërësi.

 

Në aktivitet performuan nxënësit që recituan në gjuhën shqipe autorë të shquar të Rilindjes Kombëtare, grupe folklorike nga zona të ndryshme të Shqipërisë me këngë dhe valle tipike, në një atmosferë festive dhe vëllazërore.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Vekiareli 7 Filothei 15237,
Athens. GR

Tel / Fax

Tel. +30 210 6876212
+30 2106876213
+30 2106876215
+30 210 6876200
Fax. +30 210 6876223

E-MAIL

embassy.athens@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00
Sektori Konsullor
08.00-14.00