"Festa e Abetares" në Athinë

Rrjeti për të drejtat e Fëmijëve" në Athinë organizoi dhe paraqiti me sukses, të shtunën më 17 mars, "Festën e Abetares" nga klasa e parë e gjuhës shqipe. Pranë organizatës per të drejtat e fëmijëve funksionon prej 5 vitesh kursi i mësimit plotësues të gjuhës shqipe, nën drejtimin e mësueses vullnetare Ilira Ndrio Bakalli. Plot 16 fëmijë nga zona të ndryshme të Shqipërisë dhe Kosovës paraqitën për të pranishmit në kinema "Studio Art Center" një shfaqje teatrale bazuar në shkronjat e alfabetit shqip. Shfaqjen e bukur "Festa e Abetares" e ndoqën drejtori i "Rrjetit për të drejtat e Fëmijëve", Z. Panos Christodoulou, përfaqësues të Ambasadës Shqiptare në Athinë, si dhe anëtarë të komunitetit tonë që jetojnë dhe punojnë në Athinë.

Me seli në qendër të Athines, "Rrjeti për të drejtat e fëmijeve" është një organizatë me një aktivitet 15-vjeçar në mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve nga vende të ndryshme të botës. Ky rrjet ofron një sërë programesh dhe kursesh edukative, duke përfshirë këtu mësimin e gjuhës angleze dhe gjuhës shqipe, kurse plotësuese në greqisht për fëmijët e sapoardhur në Greqi, muzikë dhe teatër, si dhe një biblotekë të pasur me libra për fëmijë. Njëkohësisht web radio dhe botimi i gazetës mujore "Zogjtë Shtegtarë" krijojnë kanale të reja duke zgjeruar komunikimin e Rrjetit përtej zonës që ai mbulon. Rrjeti ka mbështetjen e Fondacionit "Stavros Niarchos".

Adresa

Ambasada Shqiptare
Vekiareli 7 Filothei 15237,
Athens. GR

Tel / Fax

Tel. +30 210 6876212
+30 2106876213
+30 2106876215
+30 210 6876200
Fax. +30 210 6876223

E-MAIL

embassy.athens@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00
Sektori Konsullor
08.00-14.00