Dëgjesë Publike për Diasporën

Nën kujdesin e veçantë të Ministrisë së Punëve të Jashtme, Sektori i Diasporës në bashkëpunim me Organizatën Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) po zbaton projektin “Shfrytëzimi i ndikimit pozitiv të migracionit shqiptar për zhvillimin e Shqipërisë”, financuar nga Fondi i Zhvillimit i IOM.

 

 

Projekti ka si objektiv të përgjithshëm mbështetjen e përpjekjeve të qeverisë shqiptare në procesin e angazhimit të komuniteteve shqiptare jashtë vendit për të kontribuar në zhvillimin ekonomik, shoqëror dhe politik të vendit.

 

Një nga rezultatet më të rëndësishme të Projektit është hartimi i një dokumenti politik dhe plan veprimi në funksion të strukturimit të angazhimit të komuniteteve shqiptare jashtë vendit në zhvillimin ekonomik, shoqëror e politik të Shqipërisë.

 

Dokumenti mendohet të orientohet në drejtimet e mëposhtme:

 

Diaspora dhe angazhimi i të rinjve

Diaspora dhe kultura/ turizmi

Roli i Diaporës në rritjen e Investimeve 

Transferimi i aftësive të Diasporës

Shkëmbimet Studentore / Rrjeti i Universiteteve 

Diaspora dhe inovacioni

Përfshirja e Diasporës në jeten shoqerore, ekonomike dhe politike

Diaspora dhe Marketingu/ Komunikimi

Diaspora dhe aspektet gjinore

Rrjetet e specialistëve në Diasporë (p.sh. mjekët, arkitektët, etj.)

Filantropia e Diasporës

 

Dokumenti është në fazën paraprake të hartimit të tij, me kontributin e të gjithë aktorëve të përfshirë.

 

Në funksion të hartimit të një dokumenti i cili të përfshijë mendimin e të gjithë aktorëve të interesuar, ju ftojmë të kontribuoni me mendimin tuaj në lidhje me nisma të angazhimit të komuniteteve shqiptare jashtë vendit në fushat e mësipërme dhe me aspekte të tjera që mund të përfshihen në këtë dokument të rëndësishëm në adresën email diaspora@mfa.gov.al

 

Data e përfundimit të tërheqjes së sugjerimeve e mendimeve është deri më datë 20 maj 2016

Adresa

Ambasada Shqiptare
Vekiareli 7 Filothei 15237,
Athens. GR

Tel / Fax

Tel. +30 210 6876212
+30 2106876213
+30 2106876215
+30 210 6876200
Fax. +30 210 6876223

E-MAIL

embassy.athens@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00
Sektori Konsullor
08.00-14.00