Bushati në Rodos: Sfidat e reja të sigurisë, nevojitet bashkëpunim i përforcuar

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati po merr pjesë në Konferencën e Tretë për Siguri dhe Stabilitet, në Rodos. Në këtë forum vjetor për dialog, lidhur me sfidat e sigurisë në Mesdheun Lindor marrin pjesë Ministrat e Jashtëm të vendeve midis dy brigjeve evropiane dhe arabe të rajonit të Mesdheut.

Ministri Bushati, në fjalën e tij u ndal tek nevoja e bashkëpunimit mes vendeve, në përballjen me sfidat aktuale të sigurisë. Për Ministrin Bushati, multilateralizmi po vihet gjithnjë e më tepër në pikëpyetje, ndërsa organizatat ndërkombëtare e rajonale, dikur tribuna bashkëpunimi, po vihen nën kundërshtime të rrepta.

Ai nënvizoi nevojën e një bashkëpunim të përforcuar dhe kreativ për të përballuar sfidat e sigurisë, të cilat janë prezente për një kohë të gjatë. “Kemi një dinamikë të re për çështjet e migracionit pasi burimet e konfliktit nuk janë adresuar ende, por për fat të keq egoizmi po mbizotëron në trajtimin e kësaj çështje duke e vendosur solidaritetin aq shumë të nevojshëm në plan të dytë”, nënvizoi ministri.

Për kreun e diplomacisë shqiptare, politika e jashtme ka një lidhje të natyrshme me historinë dhe zhvillimin ekonomik. “Por”, vijoi ai,- “është koha që në përballimin e sfidave të sigurisë të demonstrojmë se politika e jashtme udhëhiqet nga disa vlera të përbashkëta morale”. Gjatë punimeve të kësaj konference, Ministri Bushati dhe homologu i tij grek Nikos Kotzias do të zhvillojnë një takim gjatë të cilit do të diskutojnë ecurinë e dialogut mes dy vendeve.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Vekiareli 7 Filothei 15237,
Athens. GR

Tel / Fax

Tel. +30 210 6876212
+30 2106876213
+30 2106876215
+30 210 6876200
Fax. +30 210 6876223

E-MAIL

embassy.athens@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00
Sektori Konsullor
08.00-14.00