Articles

Cakaj – Mogherini në Bruksel: Vendosmëri për të avancuar procesin e integrimit të Shqipërisë në BE

Albanian

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj zhvilloi një takim në Bruksel me Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Federica Mogherini.

Ministri Cakaj vlerësoi kontributin e veçantë të znj. Mogherini për nxitjen e përparimit të Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, veçanërisht rolin e rëndësishëm në mbështetje të perspektivës evropiane të rajonit tonë.

Ministri në Detyrë Cakaj takon Komisionerin për Zgjerimin, Johannes Hahn

Albanian

Vazhdojnë takimet intensive në Bruksel të Ministrit në Detyrë Cakaj me ndalesën e radhës në zyrat e Komisionit Evropian ku u takua me Komisionerin për Zgjerim, Johannes Hahn.

Gjatë takimit u diskutua mbi ecurinë e reformave të lidhura me agjendën evropiane dhe pritshmëritë për një vlerësim pozitiv të tyre në raportin e Komisionit dhe vendimmarrjen e vendeve anëtare në qershor.

Ministri në Detyrë takohet në Bruksel me Raporterin për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Knut Fleckenstein

Albanian

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Cakaj nisi sot vizitën e tij zyrtare në Bruksel, gjatë të cilës do të zhvillohen disa takime me përfaqësues të lartë të institucioneve evropiane.

Takimet e para Ministri në Detyrë i zhvilloi në Parlamentin Evropian, duke nisur me Raporterin për Shqipërinë pranë Parlamentit Evropian, Knut Fleckenstein.

Gjatë këtij takimi u diskutua mbi zhvillimet e fundit në Shqipëri dhe punën e institucioneve shqiptare për përmbushjen e pesë prioriteteve kyçe me qëllim hapjen e negociatave për anëtarësim në BE.

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme merr pjesë në sesionin e 55-të të “Konferencës së Sigurisë së Mynihut”, 15-17 shkurt 2019, Mynih

Albanian

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj mori pjesë në punimet e sesionit të rradhës së Konferencës së Sigurisë së Mynihut, e cila prej disa vitesh përbën një arenë të rëndësishme dhe të pavarur të liderëve globale, për të zhvilluar diskutime informale, për sfidat më aktuale të sigurisë. Edicioni i 55-të i kësaj Konference, ishte një nga më të rëndësishmit e 10 vjeçarit të fundit, me pjesëmarrjen më të madhe të personaliteteve të larta në rang global, por edhe sepse 2019 do të jetë viti i provës për zhvillimet ndërkombëtare në fushën e sigurisë.

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, merr pjesë në Ministerialin e Varshavës “Promovimi i së ardhmes në paqe dhe siguri për Lindjen e Mesme”

Albanian

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, gjendet në Poloni, ku po merr pjesë në Ministerialin e Varshavës “Promovimi i së Ardhmes në Paqe dhe Siguri për Lindjen e Mesme”, të bashkorganizuar nga Ministri i Jashtëm Polak, Jacek Czaputowicz dhe Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo.

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, zhvillon në Washington takime me përfaqësues të lartë amerikanë dhe homologë evropianë

Albanian

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj gjatë qëndrimit të tij në SHBA, në kuadër të ministerialit të Koalicionit Global Kundër ISIS, zhvilloi një seri takimesh me përfaqësues të lartë të administratës, Kongresit dhe Senatit amerikan, si dhe me homologë të tij, Ministra të Punëve të Jashtme të disa vendeve evropiane.

Zëvendësministrja Artemis Malo merr pjesë në Konferencën Ndërkombëtare mbi Luftën Kundër Antisemitizmit në rajonin e OSBE-së

Albanian

Në datat 5-6 shkurt 2019, me ftesë të Ministrit të Jashtëm Sllovak,  Miroslav Lajčák  në cilësinë e Kryetarit të Radhës së OSBE-së për vitin 2019, u mbajt në Bratislavë, Sllovaki,  Konferenca Ndërkombëtare mbi luftën kundër antisemitizmit në rajonin e OSBE-së, në të cilin mori pjesë një delegacion nga Shqipëria, i kryesuar nga Zëvendësministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Artemis Malo.

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj merr pjesë në Takimin e Koalicionit Global për shkatërrimin e ISIS

Albanian

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj mori pjesë në Takimin e Ministrave të Jashtëm të Koalicionit Global për Shkatërrimin e ISIS, organizuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit, në Uashington.

Ministri në detyrë Gent Cakaj merr pjesë në takimin informal të Ministrave të Punëve të Jashtme të BE-së

Albanian

Në vizitën e parë pas delegimit të kompetencave për ushtrimin e detyrës së Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, mori pjesë në takimin e Ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhe vendeve kandidate, i cili u zhvillua në Bukuresht më 31 jan

Pages

Adresa

Ambasada Shqiptare
Vekiareli 7 Filothei 15237,
Athens. GR

Tel / Fax

Tel. +30 210 6876212
+30 2106876213
+30 2106876215
+30 210 6876200
Fax. +30 210 6876223
Nr. i emergjencave : +30 694165 8183

E-MAIL

embassy.athens@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00
Sektori Konsullor
08.00-14.00