
Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Athinë, znj. Ardiana Hobdari zhvilloi takim punë dje, më 12.06.2018, me një delegacion të Dhomës së Tregtisë së Athinës, të kryesuar nga Presidenti i saj, z. Giannis Chatzitheodosiou.
Diskutimi u përqëndrua kryesisht në vendosjen e bashkëpunimit mes dy palëve për të zhvilluar më tej rrjetet e komunikimit dhe bashkëpunimin midis kompanive greke dhe atyre shqiptare që veprojnë brenda dhe jashtë vendit.