Aktiviteti në Qendrën Kulturore "Melina", në Bashkinë e Athinës

Me rastin e ceremonisë së Shenjtërimit të Nënë Terezës në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan, ditën e diel, më datë 04.09.2016, u organizua veprimtaria përkujtimore në ambientet e Qendrës Kulturore “Melina” të Bashkisë së Athinës, nga Organizata “Jeta”, në bashkëpunim me Klubin “Drita”, Shoqatën kulturore “Korça” dhe me mbështetjen e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi dhe Bashkisë së Athinës.

Të pranishëm në këtë aktivitet, veç përfaqësueseve të shoqatave të komunitetit Shqiptar në Greqi, ishin edhe zyrtarë të lartë të pushtetit lokal e atij fetar të Athinës, të tillë si, Zëvendës Kryetari i Bashkisë së Athinës, z. Vassilis Aggelopoulos, Kryetarja e Këshillit Bashkiak të Bashkisë së Athinës, znj. Neli Papachela, Kryetari i Departamentit të Kulturës, Rinisë dhe Sporteve pranë Bashkisë së Athinës, z. Kristos Tendomas, si dhe Kryepeshkopi i Kishës Katolike të Athinës, Sevastianos Rozalatos.

Në përshëndetjet e rastit u shprehën vlerësimet për figurën e lartë të Nënë Terezës dhe rolin misionar të saj në mbarë botën. Nga ana e përfaqësueseve të Bashkisë së Athinës u shprehën konsiderata dhe vlerësime për marrëdhëniet me komunitetin Shqiptar në Greqi, rolin, punën dhe angazhimin e tij, si komuniteti më i madh i të huajve që punojnë e jetojnë në Greqi.

Aktivitetin përshëndeti edhe Ambasadori, z. Dashnor Dervishi, i cili, pasi evidentoi trashëgiminë shpirtërore që la pas me veprën e saj, solli për të pranishmit disa kujtime nga njohja e tij me Nënë Terezën, gjatë shërbimit të tij si Ambasador në Itali, në fund të viteve 1980’.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Vekiareli 7 Filothei 15237,
Athens. GR

Tel / Fax

Tel. +30 210 6876212
+30 2106876213
+30 2106876215
+30 210 6876200
Fax. +30 210 6876223

E-MAIL

embassy.athens@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00
Sektori Konsullor
08.00-14.00