Τakim me Ministrin Alternat të Punëve të Jashtme të Greqisë, z. Miltiadis Varvitsiotis

Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë, znj. Luela Hajdaraga zhvilloi një takim me Ministrin Alternat të Punëve të Jashtme për Çështjet Evropiane, z. Miltiadis Varvitsiotis. Në këtë takim, shumë miqësor dhe konstruktiv, u diskutua mbi ecurinë e bashkëpunimit mes dy vendeve, me fokus të veçantë, në hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
 
Ambasadorja Hajdaraga, u shpreh se Shqipëria i ka plotësuar të gjitha kushtet lidhur me kërkesat e Këshillit Evropian të marsit të 2020-të dhe pret, sa më shpejtë, aprovimin e Kuadrit Negociues dhe mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare.
 
Në këtë kuadër, Ministri Varvitsiotis vlerësoi progresin e shënuar nga Shqipëria, duke theksuar mbështetjen e plotë të Greqisë për hapjen e negociatave.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Vekiareli 7 Filothei 15237,
Athens. GR

Tel / Fax

Tel. +30 210 6876212
+30 2106876213
+30 2106876215
+30 210 6876200
Fax. +30 210 6876223
Nr. i emergjencave : +30 694165 8183

E-MAIL

embassy.athens@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00
Sektori Konsullor
08.00-14.00