Articles

Njoftim

Albanian

Në bazë të Vendimit të Përbashkët Ministror nr. Δ1α/ΓΠ.οικ. 41013, publikuar në Gazetën Zyrtare të Greqisë më 30.06.2020, nr. faqe 2658, pika 1 e nenit të vetëm njofton shtyrjen deri më 15.07.2020 të ndalimit të hyrjes në Greqi (dhe BE) të shtetasve të vendeve të treta, përfshirë Shqipërinë.

Njoftim mbi datat e reja të takimeve për pasaportë dhe kartë identiteti

Albanian

Në vijim të njoftimeve tona të deritanishme për zëvendësimin e takimeve të humbura për pasaportë dhe kartë identiteti të periudhës 13 mars-30 prill 2020 kur Zyra Konsullore ka qenë e mbyllur për shkak të pandemisë së COVID-19, dhe të muajit maj dhe qershor, si dhe duke marrë parasysh zhvillimet në vend lidhur me pandeminë e koronavirusit, Ambasada e RSH në Athinë njofton datat e reja të takimeve të prapambetura për aplikim për pasaportë dhe kartë identiteti, të muajit korrik.

Datat e reja të takimeve nga 1 deri në 31 korrik, janë si vijon:

Njoftim për datat e reja të takimeve për pasaportë dhe kartë identiteti

Albanian

Në vijim të njoftimeve tona të deritanishme për zëvendësimin e takimeve të humbura për pasaportë dhe kartë identiteti të periudhës 13 mars-30 prill 2020 kur Zyra Konsullore ka qenë e mbyllur për shkak të pandemisë së COVID-19, dhe duke marrë parasysh zhvillimet në vend lidhur me pandeminë e koronavirusit, Ambasada e RSH në Athinë njofton datat e reja të takimeve të prapambetura për aplikim për pasaportë dhe kartë identiteti, të muajit maj dhe qershor.

Datat e reja të takimeve nga 4 maji deri në 30 qershor, janë si vijon:

Maj

Njoftim lidhur me njohjen e ndërsjellë të lejeve të drejtimit shqiptare

Albanian

Përmes Vendimit Ministror të publikuar me ΦΕΚ Β’ 1923/19-05-2020, miratohen procedurat teknike dhe jepen udhëzimet për zbatimin e Marrëveshjes për Njohjen e Ndërsjellë të Lejeve të Drejtimit të nënshkruar midis Republikës së Shqipërisë dhe Republikës Helene, të miratuar më parë nga Republika Helene përmes Ligjit 4657/2020, të publikuar në Fletoren Zyrtare nr. 19, vëllimi A, i datës 31 janar 2020. 

NJOFTIM PËR RIFILLIMIN GRADUAL TË PUNËS SË ZYRËS KONSULLORE

Albanian

Duke nisur nga dita e hënë, datë 18 maj 2020, Zyra Konsullore e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Athinë, do rinisë gradualisht dhe në zbatim të masave për mbrojtjen e shëndetit publik, ofrimin e shërbimeve për qytetarët shqiptarë, dhe veçanërisht kryerjen e takimeve të prapambetura për pasaportë dhe kartë identiteti.

Njoftim

Albanian

Në vazhdën e masave të ndërmarra për parandalimin e përhapjes së pandemisë COVID-19 dhe mbrojtjes së shëndetit publik, Ambasada e RSH-së në Athinë njofton se në këtë situatë të rënduar, Zyra Konsullore do të qëndrojë mbyllur deri në një njoftim të dytë. Në këto kushte, Ambasada do të ofrojë shërbim vetëm për rastet urgjente.
 
-Për rifillimin e punës së Zyrës Konsullore dhe zëvendësimin e takimeve të humbura për pasaportë dhe kartë identiteti të kësaj periudhe me data të reja, lutemi ndiqni njoftimet tona përkatëse në vijim, në varësi të zhvillimit të situatës.
 

Njoftim

Albanian

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Athinë, në vijim të masave të shpallura nga autoritetet dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë për përballimin e situatës së rënduar me përhapjen e koronavirusit, komunikon ndërprerjen e të gjitha shërbimeve konsullore, nga data 13 mars deri në datën 3 prill 2020. Në këto kushte, Ambasada do të ofrojë shërbim vetëm për rastet urgjente.

Njoftim

Albanian

NJOFTIM!

Njoftim

Albanian

NJOFTIM

 

TË NDERUAR QYTETARË!

 

Ju njoftojmë se për shkak të procesit të inventarizimit të dokumenteve biometrikë, Sektori i shpërndarjes së pasaportave të Zyrës Konsullore do të qendrojë mbyllur në datën 31 Dhjetor 2019.

 

Ju faleminderit për mirëkuptimin.

Kontribuo në llogaritë bankare

Albanian

NJOFTIM
 

 

Kjo faqe nuk mund të aksesohet për momentin.
Ju lutem kontaktoni me suportin tuaj.

Pages

Postal Address

Embasy of Albania
Vekiareli 7 Filothei 15237,
Athens. GR

Tel / Fax

Tel. +30 210 6876212
+30 2106876213
+30 2106876215
+30 210 6876200
Fax. +30 210 6876223
Nr. i emergjencave : +30 694165 8183

E-MAIL

embassy.athens@mfa.gov.al

OPENING TIMES

Monday to Friday
09:00 - 17:00
Consular Section
08.00-14.00