Rifitimi i shtetësisë

Personi ka hequr dorë nga shtetësia shqiptare për shkak premtimit për fitimin e një shtetësie tjetër e rifiton shtetësinë shqiptare qoftë se nuk ka fituar shtetësinë e premtuar. Edhe këto raste paraqiten dokumente identifikuese si dhe dokumente argumentojnë kërkesën për shtetësi shqiptare si poshtë:

1. Kërkesa e qytetarit drejtuar Presidentit Republikës Shqipërisë. Kjo kërkesë duhet përmbajë identitetin e plotë tij (emër, mbiemër, datëlindje, vendlindje, shtetësi), adresën e saktë vendbanimit tij përhershëm, adresën (nr. e tel.) ku pret informim për ecurinë e aplikimit tij si dhe arsyet e kërkesës për rifitimin e shtetësisë shqiptare. Kërkesa nënshkruhet me emër, mbiemër e firmë nga kërkuesi;

2. Certifikata e lindjes dhe ajo familjare;

3. Relacioni shpjegues dhe konfirmimi nga komisariati i policisë vendore dhe prefektura përkatëse lidhur me shtetësinë që kanë ose kanë pasur prindërit e çdo aplikuesi;

4. Deklarata noteriale nga çdo aplikues madhor për faktin e aplikimit ose jo për fituar shtetësi tjetër;

5. Vërtetimi i njësisë administrative përkatëse për çdo aplikues madhor;

6. Certifikata e lindjes ose e vdekjes së prindërve të çdo aplikuesi;

7. Fotografia e aplikuesit, tre copë (në rast se ka fëmijë të mitur, fotografi për secilin prej tyre).

 

Tarifa për veprimet me shtetësinë nëpërmjet ambasadës

Për shërbimet që do të kryhen, aplikuesi bën paraprakisht pagesën prej 30€ në llogarinë e ambasadës për shërbimet konsullore dhe e dorëzon dëshminë e pagesës së bashku me dokumentet e tjerë. Pagesa është e pakthyeshme.

Adresa

Albanische Botschaft
Friedrichstr. 231
10969 Berlin
Germany

Tel / Fax

Tel. +49 30 259 304-00
Fax +49 30 259 318 90

Sektori Konsullor

Tel. +49 30 259304 00

E-MAIL


embassy.berlin@mfa.gov.al
konsullata.berlin@mfa.gov.al

'

Orari zyrtar

E hënë - E premte
09:00 - 17:00
Orari zyrtar për
Zyrën Konsullore
E hënë 10.00 - 14.00
E mërkurë 10.00 - 14.00
E premte 09.30 - 13.00